E Diel, 1 Nëntor 2026

Fuqia e dyshimit

Episodi është i thjeshtë, por vetëm në sipërfaqe. Ndjesa e Zv/presidentit të Bankës Botërore Philippe Le Houerou për akuzat e padrejta në media ndaj qytetarit Jamarbër Malltezi, dhëndër i kryeministrit Berisha kërkon një reflektim të gjerë dhe shumëplanësh. Ne mësuam dhe nënkuptuam nga fjalët e tij se edhe institucionet ndërkombëtare bëjnë “Mistake” - përkthehet gabime, shtyhen të bëjnë gabime, pra nuk e kanë monopolin e të vërtetës. Një vit më parë, që nga fillimi i shkurtit, mediet arritën të përlyenin me një lumë zifti faqe të tëra gazetash me akuza të pabaza. Kush mban përgjegjësi për ndotjen e opinionit publik me falsifikime, trillime dhe mistifikime, edhe të dokumenteve? çdo njeri bën gabime, madje është mirë që prej tyre të mësohet, por kur gabimi të bëhet si dera e shtëpisë, mos trokit por hyr në studion e ndonjë psikoanalisti. Dikush e kishte kuptuar qysh në antikitet, përshembull filozofi romak Seneca: “errare humanum est” - gabimi është njerëzor.Kuptohet vetiu se jo gjithçka që importojnë, qofshin këto mallra apo fjalë nga bota, nuk kanë stampën e kontrolluar të dyshimit se mos ndoshta është ndryshe. Flas për një dyshim të ligjshëm që nevojitet atëhere kur të dhënat e realitetit mjaftojnë se është rasti i volitshëm për t’u verifikuar. Sepse verifikimi i informacionit mbetet paradhoma e së vërtetës. Po sjell ndërmend vetëm një rast të fundit. Para dy ditësh në të përditshmen “Shekulli” deontologjia profesionale ishte pushim, pasi për arsye normale ballina nuk do të ishte “Darka sekrete e Damir Fazlliç me Shkëlzen Berishën”. Titulli ishte bombastik dhe u linte shkas interpretimeve fantaziste, ndonëse informacioni doli që qe i rremë. Për të bërë ironi duhet të thuash meqë e zbuluan gazetarët e Shekullit, ahere nuk qenka edhe aq takim sekret-luksoz. Por kjo do të ishte ligësi ndaj kolegëve, siç është edhe i gjithë trillimi i shkrimit të tyre. Ndërsa për kronikë fjalia e parë e shkrimit niste ka “mundësi” që të jenë takuar sepse “rojet e sigurisë të një pallati aty pranë”..., etj.  Fantazia e hamendësimit shkon deri aty sa shkruajnë “Sipas burimeve të "Shekullit" në lokalin ku është zhvilluar takimi, gjatë të gjithë darkës është diskutuar vetëm çështja e energjisë elektrike dhe shitja e saj”. Pra i bie se në tre vetë në tavolinë (Damiri, Shkëlzeni dhe Ministri) një prej tyre qenka informatori burimor i Shekullit? Nuk besoj për vetë faktin se edhe po të kishte ndodhur ky takim, që nuk ka ndodhur, Shekulli ishte vendi i fundit ku ata do të shkonin për të raportuar bisedën konfidenciale.Megjithatë është lemeri dhe nuk është aspak serioze për gazetarinë shqiptare ta prodhosh kryelajmin duke mos pasur verifikimet e duhura, por gjithë shkrimi është me “mund”, e kanë parë “rojet e sigurisë”, “sipas burimeve”. ç’është kjo, përpos një trillimi të pastër informale? Pasi së pari i humb kredibilitetit gazetës duke hamendësuar një takim, që se ke informacionin dhe duke e mos verifikuar, vjen vetiu dyshimi se mos dikush të ka instiguar, të ka shtyrë posaçërisht në atë ulluk me lajme të rreme se janë takuar. Dy gjëra janë: o e bën me qëllim spektakularizimi të improvizuar të lajmit ose është një urdhër kazerme që duhet ta zbatosh. Në të dyja raste qëndron në mënyrë të pakundërshtueshme gabimi, madje edhe në dhënien e informacionit. Përse shqiptarët nuk dyshojnë edhe kur e vërteta është e kjartë? Kam drojë tek shformimi morfologjik i elitës, e cila e atashuar fort pas kultit të besës, sikur s’është treguar familjare me kulturën e dyshimit, një karakteristikë kryesore e qytetërimit perëndimor, çka afërmendsh ka sjellë humbjen e aftësisë për kritikë të vetvetes, kritikë ndaj shoqërisë dhe tendencës historike. Kujdes, jo autokritikë, pasi ajo është paradhoma e vetakuzës, “institucionit” të instaluar nga komunizmi....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›