Operacioni “ilegali”, arrestohen tre shtetas për trafik
10/12/2009 Përveçse kësaj vepre penale, rrahën dhe një nga “klientët”
I braktisën klandestinët në rrugë, u kërkuan paratë me forcë
ELBASAN- Mashtruan me të holla për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, goditën një ndër viktimat e tyre në kërkim tre shtetas. Sektori kundër krimit të organizuar dhe seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Elbasan kanë organizuar operacionin e koduar “Ilegali”, e për pasojë kanë shpallur në kërkim shtetasit Astrit Paja 31 vjeç me banim në fshatin Shushicë - Elbasan, i akuzuar për veprat penale të “vjedhjes me dhunë”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit për qëllime përfitimi dhe “plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. Durim Paja 28 vjeç me banim në Shushicë, i cili akuzohet për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, Indrit Metani 21 vjeç me banim në Shushicë i dënuar për veprën penale të “plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim. Shpallja në kërkim policor ndaj tyre u bë pasi pranë seksionit kundër trafiqeve të paligjshme është paraqitur për kallëzim penal shtetasi P.K, vjeç 32, me banim në fshatin Shushicë - Elbasan, i cili ka deklaruar se më datë 28.10.2009, është nisur për në shtetin grek, duke kaluar kufirin ilegalisht Shqipëri – Greqi. Për kalimin ai do të ndihmohej nga shtetasi Astrit Paja kundrejt shumës 200 euro. Pasi kanë kaluar kufirin në afërsi të Qafë-Botës, shtetasi Astrit Paja, i ka braktisur shtetasit P.K, Sh.T e Y.Rr, të cilët nuk i ka dërguar në destinacionin e tyre e më pas është larguar në drejtim të paditur. Pas disa ditësh shtetasi Astrit Paja i ka kërkuar shtetasve të lartpërmendur shumën e parave të premtuara, por ata nuk kanë pranuar ta paguajnë pasi Paja, nuk i kishte dërguar destinacionin e duhur. Për këtë shkak shtetasit Astrit Paja, Durim Paja dhe Indrit Metani, kanë goditur shtetasin P.K, me sende të forta në pjesën e kokës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pas veprimit të kryer autoret, e ngjarjes janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Me të mbërritur në Shqipëri i dëmtuari ka bërë edhe denoncimin.