E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha vizitë dyditore në Bon

10/12/2009  Kongresi i PPE-së

Kryeministri Sali Berisha është nisur ditën e djeshme për një vizitë dyditore në Bon (Gjermani) për të marrë pjesë në Kongresin Statutor të partive popullore evropiane, që vlerësohet si evenimenti më i madh për partitë popullore evropiane, që pas atij të qershorit 2009. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, shefi i ekzekutivit shqiptar do të jetë pjesëmarrës në aktivitetet dhe seminaret e organizuara nga Qendra për Studimet Evropiane me temë “Domethënia e vitit 89: Mësime për shekullin e 21-të”, si dhe në seksionet dhe punimet e kongresit të partive popullore evropiane, gjatë së cilit kryeministri Berisha pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse. Gjithashtu kryeministri Berisha do të zhvillojë disa takime bilaterale dhe do të shkëmbejë ide dhe mendime me liderët më të mëdhenj evropianë, pjesëmarrës në këtë Kongres, mbi sfidat me të cilat përballet Evropa sot në ekonomi pas krizës financiare si dhe mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon. Pritet që në aktivitet të jenë pjesëmarrës mbi 1500 delegatë, të cilët me diskutimet dhe analizat e tyre do të japin një kontribut të rëndësishëm në axhendën politike evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›