Operacioni “kushëriri” pranga 3 shpërndaresve droge
Autori i Lajmit: red.
Shpërndain drogë në rrugët e kryeqytetit, përfundojnë në pranga tre të dyshuarit. Policia e kryeqytetit ka arrestuar dje tre të rinj, të cilët posedonin rreth 500 gram heroinë dhe disa droga të llojeve të tjera. Arrestimi i tyre është realizuar në kushtet e flagrancës, ndërsa hetimet kishin nisur disa kohë më parë pas informaciomeve të marrë në rrugë operative. Burime zyrtare nga polcia bënë të ditur se gjitçka është realkizuar në kunadër të operacionit “kushëriri” dhe në pranga janë vënë Edison Sinani, 23 vjeç, Elis Shahu, 24 vjeç dhe Taulant Mekollari, 22 vjeç. Mbi të dyshuarit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike
Operacioni
Specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në bashkëpunim me Policinë e Tiranës realizuan dje operacionin e koduar “Kushuriri” në përfundim të operacionit janë sekuestuar sasitë prej 327.4 gr. lëndë narkotike Heroinë dhe 14 gr. Mariuanë, si dhe vendosën nën pranga tre të dyshuar për “Shitjen e lëndëve narkotike”.
Arestimi i tyre është realizuar pranë rrugës “Myslim Keta” ku dhe kryenin shpërndarjen e lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se në pranga kanë përfunduar Edison Sade Sinani, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,Elis Bashkim Shahu, 24 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, Taulant Dilaver Mekollari, 22 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar. Tre të rinjt u kapën në flagrancë duke lëvizur me mjetin tip Benz ku në të kishin lëndë të llojit Heroinë, të cilën po tentonin ta shisnin.
Sekuestruar
Nga kontrolli i ushtruar ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 327.4 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Mariuanë e ndarë në 3 qese plastike, 1 pistoletë tip “Mini Bloë”, 4 aparate celulari, një automjet tip “Benz”, një peshore elektronike që shërbente për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike. Sipas policisë mësohet se bërë dokumentimi ligjor i autorësisë në këtë aktivitet kriminal i një shtetasi tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Të gjitha materialet hetimore të grumbulluara në ngarkim të tyre ju dërguan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008