Teli: Akt-ekspertimi është i paligjshëm
Autori i Lajmit: red.
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes Durrës-Kukës. E parashikuar që të zhvillohet mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së prokurorit. Ish-zëvendësministri i Transporteve, Armand Teliti pas shtyrjes së seancës tha se zgjatja e hetimit është e paligjshme dhe bëhet për motive politike. "Mungesa e prokurorit në seancë tregon paligjshmërinë e këtij hetimi. Edhe akti i ekspertimit të Prokurorisë për koston Durrës-Kukës është i paligjshëm", u shpreh Teliti. Bëhet e ditur se, prokurori i kësaj çështjeje ndodhet jashtë vendit dhe sipas burimeve zyrtare, ndodhet për vizitë pune. Mungesa e prokurorit të çështjes ka detyruar Gjykatën e Tiranës të shtyje dje shqyrtimin e kërkesës penale të bërë nga ish- zv.ministri Transporteve, Armand Teliti dhe ish- Drejtorit Juridik të kësaj ministrie, Andi Toma të cilët kundërshtojnë zgjatjet e afateve të hetimit për rrugën Durrës-Kukës nga ana e prokurorisë dhe për një muaj. Ish zv-Ministri i Transporteve, Teliti dhe ish-Drejtori Juridik i kësaj ministrie, Toma janë nën akuze për shpërdorim detyre për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Në seancën e parë ishin prezentë të dy paditësit, por mungesa e Krajës u bë shkak për shtyrjen e gjyqit. Në një njoftim zyrtar Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se prokurori Kraja nuk kishte dijeni për datën e seancës, pasi ai ndodhet jashtë vendit për arsye pune.
Zyrtarët e pandehur: Akt-ekspertimi i pavlefshëm. Ish-drejtori i Drejtorisë Juridike, Andi Toma, dhe i pandehuri tjetër Teliti, e cilësojnë të pavlefshëm edhe akt-ekspertimin e ekspertëve kontabël që ka nxjerrë dëmin ekonomik. Teliti deklaroi për gazetarët se nuk kanë për ti bërë asnjë koment raportit voluminoz të ekspertëve dhe cilësojnë zgjatjen e afateve të hetimit të pajustifikuar dhe të qëllimshme. "Ne i kemi thënë prokurorisë që nuk kemi asnjë koment se nuk ka të bëjë me akte që janë të ekspertuara nga ne. Çdo akt është i paarsyeshëm dhe i paligjshëm", deklaroi Teliti për mediat. Tre ekspertë inxhinierë kanë përcaktuar vlerën reale të ndërtimit të aksit rrugor Rrëshen-Kalimash. Në raportin e dorëzuar në prokurori më datën 8 tetor 2008, ekspertët theksonin se investimi në total për Rrëshen-Kalimash kap shifrën e 1.3 miliardë eurove.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008