Operacioni për kapjen e Dajtit, dorëheqje në radhët e policisë
Përplasja për arrestimin e Dritan Dajtit, ku mbetën të vrarë katër punonjës policie, duket se nuk do të kalojë lehtë në radhët e policisë. Sipas informacioneve pranë kësaj strukture, përfundimi i hetimeve dhe i analizës së kësaj ngjarjeje mund të pasohet me dorëheqje në radhët e drejtuesve të policisë. Madje, një prej këtyre drejtuesve ka dhënë dorëheqjen pak ditë, pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë, por nuk është pranuar nga eprorët e tij deri në përfundim të hetimeve.
Burimet policore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka tronditur si efektivët e thjeshtë të kësaj strukture, por edhe drejtuesit e saj në nivele të ndryshme. Madje, disa prej tyre, të lidhur në mënyrë direkt apo tërthorazi me këtë ngjarje të rëndë, kanë përgatitur dorëheqjet për arsye morale. Megjithatë, një veprim i tillë nuk është pranuar. Sipas të dhënave të besueshme, në strukturat e policisë është marrë vendim që mos të kryhet asnjë veprim, qoftë penalizues apo me vullnet të plotë për të lënë detyrën kushdo qoftë deri në dokumentimin e plotë të krimit, ku mbetën të vrarë katër efektivë të sektorit të operacioneve speciale në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Fillimisht pritet të kryhet i gjithë hetimi i duhur nga ana e organit të prokurorisë dhe pasi të jepet rezultati prej prokurorëve të grupit të punës, atëherë do të kryhet një analizë edhe nga drejtuesit e policisë.
Analiza
Në këtë analizë pritet të konkludohen defektet që mund të ketë pasur ose jo policia në këtë operacion, ashtu siç janë evidentuar edhe në ditët e kaluara pas ngjarjes së rëndë. Aty pritet të dalin edhe përgjegjësitë personale të çdo efektivi, që ka qenë i pranishëm në operacion, apo drejtuesve të këtij operacioni deri në nivelet më të larta të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas nxjerrjes së përgjegjësive përkatëse, burimet policore shpjegojnë se do të merren edhe masa përkatëse nëse do të jetë e nevojshme. Gjithashtu, atëherë mund të ketë edhe dorëheqje nga eprorë të katër policëve të vrarë në krye të detyrës për arsye morale. Megjithatë, kjo ditë mund të jetë jo shumë afër, pasi sipas të dhënave të prokurorisë, ende nuk është afruar përfundimi i hetimeve për këtë rast. Madje, ende nuk është marrë një vendim se çfarë do të bëhet me katër punonjësit e policisë, numrat e të cilëve u gjetën në telefonin e kunatit të Dajtit, me të cilët ai kishte biseduar disa herë. Të paktën deri në këtë fazë të hetimeve, asnjë institucion si ai i akuzës apo ai i policisë, ende nuk i ka marrë në pyetje. Megjithëse është konfirmuar zyrtarisht se kunati i Dritan Dajtit, Erges Xhaxhi, ka biseduar me ta.
"Dekonspirimi"
Sipas të dhënave hetimore, deri tani Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shuar të gjitha dyshimet se Dritan Dajti është lajmëruar për operacionin e policisë. Grupi hetimor thotë se Dajti nuk mund të përballej me një "armatë" prej 16 punonjësish të policisë dhe nëse e dinte se ata ishin përreth tij do të ishte larguar pa bërë luftë. Për rrëzimin e kësaj alibie kanë ndihmuar edhe tabulatet telefonike të numrave të Dajtit, të cilat nuk kanë regjistruar ndonjë telefonatë para momentit të operacionit. Madje, as aparatet telefonike të kunatit të tij, Erges Xhaxhit, nuk kanë regjistruar ndonjë telefonatë të tillë. Një fakt interesant për hetimet ka qenë edhe se titullarët dhe agjentët e policisë të pyetur rreth operacionit kanë deklaruar të njëjtat fakte. Drejtuesit e Policisë së Shtetit që kanë pasur dijeni dhe kanë firmosur për operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit kanë qenë të gjithë në një mendje para hetuesve të prokurorisë. Dëshmitë janë regjistruar në fashikullin hetimor, ndërsa kanë një përputhje deri në detaje.