Opozita: PD-PR, koalicioni i Gërdecit
Aleanca PD-PR për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit u cilësua dje prej opozitës si "Gërdec koalicion". Firmosja e marrëveshjes elektorale dy ditë më parë nga Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ishte në fokusin e së majtës. Drejtuesit e Partisë Socialiste të ndjekur nga dy aleatët e tjerë, Partia Socialdemokrate dhe Demokracia Sociale nuk i kursyen kritikat publike. Një pakt i tillë në këndvështrimin e opozitarëve është një rinovim i marrëveshjeve mes Mediut dhe Berishës gjatë qeverisjes aktuale. Opozita mendon se koalicioni PD-PR mbron aferat korruptive familjare, trafiqet e paligjshme, si dhe shton varfërinë. Nënsekretari për programin në PS, kryetari i PSD-së, Gjinushi, si dhe sekretari politik i PDS-së u shprehën se bashkëpunimi mes dy partive të djathta është simbol i keqqeverisjes. Përfaqësuesi i PS-së, Ervin Bushati, deklaroi se qytetarët u bënë dëshmitarë të rinovimit të shëmtuar të "Koalicionit të Gërdecit" nga qeveria "Berisha". "Me anë të tij, familja qeveritare përpiqet të mbrojë interesat e ‘qeverisjes familjare‘ të Shqipërisë", deklaroi ai. Selia rozë këmbëngul në faktin se qeveria e "Koalicionit të Gërdecit" nuk po bën asgjë për të luftuar varfërinë anembanë vendit, pasi mungojnë programet e punësimit, nismat sociale etj. Sakaq, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në qytetin e Vlorës, deklaroi, me tone ironike se Kryeministri Berisha duhet të vlerësohet për keqqeverisjen.
"Sala duhet të marrë "Oskar" tri herë për korrupsion, për trafiqe dhe për varfërinë e shqiptarëve", u shpreh Gjinushi. Sekretari politik i Partisë Demokracia Sociale, Artur Duçkallari, dënoi sulmin e Kryeministrit mbi Prokurorinë e Përgjithshme në momentin që nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me republikanët e Fatmir Mediut. "Duke dëshmuar publikisht unitetin me kreun e republikanëve, Kryeministri i Gërdecit tenton të imunizojë aleatin më të ngushtë nga gjykimi i drejtësisë, ashtu siç u përpoq të bënte edhe me Fazlliçin", tha ai. Reagimet e së majtës vijnë pas firmosjes të shtunën të marrëveshjes së parë elektorale të koalicionit që kryesohet prej selisë blu. Pak minuta pas këtij nënshkrimi, Kryeministri sulmoi organin e akuzës. I pyetur nga gazetarët e pranishëm se cili është fryti i bashkëpunimit mes dy partive në një kohë kur kryerepublikani Mediu po hetohet për çështjen e Gërdecit, Kryeministri shprehu mosbesim ndaj akuzave që janë ngritur në adresë të aleatit të tij. "Drejtësia nuk duhet të bjerë pre e ndikimeve politikës", u shpreh Berisha, ndërsa akuzoi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kreun e organit të akuzës se kërkon ta kthejë institucionin në parti politike. Çështja e hetimit të Gërdecit dhe vënies së përgjegjësve të saj para përgjegjësisë ka shkaktuar shpeshherë debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Një javë më parë, në njëvjetorin e tragjedisë, PS dhe aleatët e saj zhvilluan një tubim në përkujtim të njerëzve që humbën jetën, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme në prag të këtij njëvjetori dorëzoi në Gjykatën e Lartë dosjen hetimore për tragjedinë. Hetimet e deritanishme kanë përfshirë dhjetëra zyrtarë dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit është paraqitur disa herë në prokurori, ndërsa prej afro një viti ai figuron i zhveshur nga imuniteti i deputetit.