E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, 4 të vdekur nga shembja e një ndërtese

Moskë -Të paktën katër persona mbetën të vdekur nga shembja e një ndërtesë të vjetër gjatë ristrukturimit në një lagje turistike në qendër të Moskës, bëri të ditur sot agjencia e shtypit Interfax. Sipas burimeve të forcave të shpëtimit, trupat e tre viktimave janë nxjerrë nga gërmadhat. Ekipi i shpëtimit po vazhdon punën për kërkimin e trupave të mbetur nën gërmadha.

Nuk janë përcaktuar ende shkaqet e shembjes së ndërtesës. ''Tetë persona të tjerë u gjendën në katin e gjashtë të kësaj ndërtese'', sipas agjencisë ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›