Opozita: Tokat e ullishteve tu jepen ish-pronarëve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“5-fishimi i numrit të rrënjëve të ullinjve, në një afat kohor shumë të afërt, është një sipërmarrje shumë ambicioze dhe do të jetë një ndër prioritetet në programin qeverisës për periudhën 2009-2012”, - tha Gjana
Ministria e Bujqësisë jep koncesionin e parë për ullishtet, duke startuar kështu nismën e kryeministrit Sali Berisha për mbjelljen e 20 milion rrënjë ullinjve në vendin tonë. Në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Jemin Gjana ka dhënë detaje të kontratës me kompaninë Agrotal, e cila do të marrë me koncesion për një periudhë 35-vjeçare një mijë hektarë afër Kavajës. Por kjo marrëveshje nuk ka kaluar pa debate. Deputetët e opozitës kundërshtuan projektligjin, me argumentin se sipërfaqe të tilla, mund të shërbejnë për kompesimin e pronarëve të ligjshëm të tokave. Madje deputeti socialist, Ndriçim Hysa e konsideroi këtë projektligj si të dështuar që në fillim dhe si korrupsion të pastër politik. Por ky argument u kundërshtua nga deputetët e mazhorancës. Deputeti i PD-së, Rexhep Uka tha se nëse do tu jepej ish-pronarëve kjo tokë, do të quhej një veprim tallës sepse janë territore të papërshtatshem për tu përdorur. Të njëjtin argument mbështeti dhe ministri Jemin Gjana.
Diskutimet
Projektligji "Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës "BOT" për kultivimin e ullirit, në një sipërfaqe deri në 1000 ha, në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si autoritet kontraktues dhe "Agrotal-1" sha, Tiranë" parashikon që ullishtja në këtë zonë të ngrihet brenda 7-vitesh dhe prej saj të prodhohen 10 ton ullinj për hektarë. Gjana shpjegoi se programi për kultivimin e ullirit do të bazohet në një sërë programesh e studimesh pjesore, që janë kryer ndër vite, që disponohen nga strukturat e bujqësisë dhe mbi të cilat është bazuar puna e këtyre katër viteve. Sipas tij, kontrata koncesionare me kompaninë "Agrotal-1" është parashikuar për 99 vjet dhe kjo duke patur parasysh jetëgjatësinë e ullirit si dhe kohën e gjatë, që i duhet për të hyrë në prodhim. Kreu i MBUMK-së tha se kontrata e koncesionit për kultivimin e ullinjve duhet miratuar, pasi është e rëndësishme në fushën e bujqësisë. Sipas kontratës, parashikohet që në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë në Kavajë, të kultivohen deri në një sipërfaqe prej 1000 hektarësh me ullinj. “4-5-fishimi i numrit të rrënjëve të ullinjve, në një afat kohor shumë të afërt, është një sipërmarrje shumë ambicioze dhe do të jetë një ndër prioritetet në programin qeverisës për periudhën 2009-2012”,- u shpreh Gjana. Ndërsa ekspertët e Bujqësisë pohuan se Shqipëria është i vetmi vend në rajonin e Mesdheut me prapambetje të pajustifikueshme në zhvillimin e ullishtarisë. Projekligji ka kaluar në komision vetëm me votat e mazhorancës. Nga analiza e 60-viteve të fundit del se Shqipëria në vitin 1947 ka prodhuar 55.4 mijë ton ullinj. Njëzet vjet më vonë, në 1967 ka prodhuar 47 mijë ton. Me 1987 ka kapur shifrën e vitit 1947 me 55 mijë ton dhe në vitin 2007 është përsëri po në të njëjtën shifër të njëzet viteve më parë. Ndërkohë, në rajonin e Mesdheut, nga del 99 për qind e prodhimit botëror të ullirit, shumica e vendeve të këtij rajoni në gjashtë dekadat e fundit kanë shumëfishuar prodhimin e ullirit. Me vendimin e qeverisë të 21 janarit 2008 janë vënë në dispozicion 150 mijë dollarë, dhe me një tender të hapur do të përzgjidhet subjekti që do të kryejë studimin e plotë për të kapur objektivin e mbjelljes së 20 milionë rrënjë ullinj, i cili do të shtrihet së paku në krijimin e 50 mijë ha ullishte të reja.
Suela Topi
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009