Qeveria po vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme
Autori i Lajmit: red.
Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë në rrezik. Paralajmërimi vjen nga Partia Socialiste e cila theksoi dje se zgjedhjet e ardhshme parlamentare përbëjnë gurin e themelit për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit në BE dhe të ardhmen evropiane të vendit por ato po vihen në rrezik pas vonesave në ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti. “Vërejmë me keqardhje se papërgjegjshmëria dhe paaftësia totale e qeverisë ka shkaktuar këto mangësi që vënë në pikëpyetje zgjedhjet e lira, të ndershme dhe demokratike”, - tha sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë në PS, Arta Dade ndërsa shtoi se “nuk do të donim të besonim që pas kësaj fshihet një skenar i mundshëm i manipulimit të zgjedhjeve”. Deputetja socialiste renditi katër kërkesat drejtuar Qeverisë. Dade tha se Ekzekutivi duhet të hapë urgjentisht zyrat përkatëse për aplikimin në të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, pasi deri më sot kompanisë përgjegjëse për lëshimin e këtyre dokumenteve nuk i janë krijuar kushtet për të patur zyrat e saj në çdo njësi vendore, të krijojë kushtet për njoftimin dhe lehtësimin e procedurave për shtetasit që nuk janë të pajisur me pasaportë, duke përcaktuar afate kohore konkrete si dhe të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të bërë transparencën maksimale të procesit të aplikimit, si dhe të ndërmarrë një fushatë publicitare më të efektshme në median qendrore dhe atë lokale. Ajo kërkoi gjithashtu që të bëhet efecient propozimi i PS-së për ngritjen e Komisionit Parlamentar Ad-hoc për monitorimin e ecurisë së procesit zgjedhor.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2009