E Diel, 1 Nëntor 2026

"Opozita, çmendon për kthimin e Shqipërisë në aneksin e ndotjes?

Kjo tendencë zhvillimi, pra kthimi i Shqipërisë në një aneks për produktet energjitike dhe ndërtimore të vendeve perëndimore, është tashmë një tendencë e konsoliduar nga kjo qeveri, por e papremtuar dhe e padebatuar me publikun. Nga një vend që tenton të ngrejë industrinë turistike, Shqipëria po shndërrohet në një aneks ndërtimesh që do të prodhojnë lëndë të para dhe energji për vendet fqinje. Zërat që po kundërshtojnë deri tani këtë tendencë janë pjesë e shoqërisë civile dhe shtypit, por ende nuk kemi një opozitë politike kundër kësaj tendence.

Nuk është tragjedi dhe as fat që opozita ta mbështesë këtë rrugë, por thjesht duhet të shprehet dhe të dëshmojë planin e saj për këtë tendencë tashmë në konsolidim për zhvillimin e vendit.

Kjo ka shumë rëndësi të dimë, nëse duhet t’i bëjmë në të ardhme modifikime kësaj rruge, apo të ndjekim një tjetër strategji të zhvillimit të vendit përmes turizmit dhe industrisë bujqësore, siç kemi prioritetet natyrore.

Nëse të dy palët kanë të njëjtën strategji, atëherë na mbetet të pakësojmë dëmet e kësaj strategjie, duke forcuar opozitën jopolitike, median dhe shoqërinë civile që duhet të ndërgjegjësojnë shoqërinë për problemet që na presin. Nëse opozita ka plan tjetër, kundër kësaj tendence, atëherë çështja është më e thjeshtë, pasi do konkurrojnë dy strategji të ndryshme politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›