Rama Vetem zgjedhje te parakohshme
Menjehere pasi eshte mbyllur protesta e opozites ne kryeqytet, kryetari i saj Edi Rama ka dale perpara medias per te falenderuar qytetaret qe morren pjese ne te. Kryesocialisti garantoi vijimin e rezistences paqesore. Rama konfirmoi edhe nje here deklaratat e tij te meparshme se nuk jane kushtet per zgjedhjet lokale te 8 majit, pavaresisht qendrimit te nderkombetareve per te mos i bojkotuar ato.
“Në këto kushte që është vendi nuk mund të ketë zgjedhje të asnjë lloji, ndërkohë që pa asnjë dyshim as që kemi pritur dhe as kemi pse të presim që miqtë dhe partnerët tanë të përcaktojnë zgjedhjet e parakohshme ose ato të paskohshme si një opsion” tha Rama.
Pavaresisht deklarimit se ne kete situate nuk ka kushte per zgjedhje te asnje lloji, pak me pas kesaj deklarate rama tha se zgjedhjet e parakohshme mbeten opsioni i vetem i daljes nga situata e krijuar.
”Për ne zgjedhjet e parakohshme janë pa asnjë dyshim një zgjidhje racionale dhe e plotë në rrugën e trajtimit të një krize e cila thellohet përditë dhe të cilën e paguajnë përditë qytetarët e këtij vendi” tha Rama.
Por megjithe kerkesen e prere per zgjedhjet te parakohshme, Rama nuk perjashtoi dialogun.”Dialogu është një mekanizëm i patjetërsueshëm në një proces politik. S’ka asnjë dyshim se takim për takim dhe muhabet për muhabet mes meje e Saliut nuk mund të ketë” tha Rama.
Opozita do te vijoje te premten e ardhshme te njejten strategji te protestave, ku pas nje jave do te kete me shume qytete ku do te mbahen ato, deklaroi kryetari socialist. Ne sqarim te shmangies se protestave nga bulevardi “Deshmoret e Kombit”, Rama tha se opozita do t’i rikthehet ne të një demostrate te cilen sic tha ai do jete gjigande.