Zhak Shirak shpallet fajtor!

Shiraku nuk ishte në gjykatë për të dëgjuar vendimin për arsye shëndetësore.
79-vjeçari ishte president i Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007, por është shpallur fajtor për shkeljen e ligjit gjatë kohës që ishte në krye të bashkisë së Parisit (1977-1995).
Ai u akuzua për pagimin e anëtarëve të partisë së tij për punë në bashki të cilat nuk ekzistonin.
Në lidhje me këtë rast, në vitin 2004 kur Shirak ishte President, janë dënuar disa figura publike, përfshirë edhe ministrin aktual francez të Punëve të Jashtme, Alain Juppe. Juppe është dënuar asokohe me 14 muaj dënim me kusht.
Zhak Shirak është ish-Presidenti i parë francez që dënohet që prej vitit 1945 kur Marshal Philippe Petain u dënua për bashkëpunim me nazistët./Start/F. Prroni/
2011-12-15 11:20