Opozita, kritika qeverisë për zgjedhjet
Opozita në Prishtinë ka shtuar presionin mbi institucionet e Kosovës për caktimin e një date sa më të afërt për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Sipas afatit të parashikuar ligjor, zgjedhjet për pushtetin lokal duhet të mbahen në muajin nëntor. Për opozitën, kjo nuk shihet si kohë e përshtatshme. Përfaqësues të bllokut opozitar kërkojnë që zgjedhjet të zhvillohen të paktën një muaj më herët, duke druajtur se përkeqësimi i motit mund të ndikojë në pjesëmarrjen e vogël të votuesve.
Këto zgjedhje do të jenë të parat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për të parën herë ato do të organizohen krejtësisht nga autoritetet vendore. Por përgatitjet teknike për zhvillimin e procesit zgjedhor, madje as nuk kanë filluar. Për më tepër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prej disa muajsh, është pa kryeshef ekzekutiv, pasi ish-kreut Mazllum Baraliu nuk i ishte vazhduar kontrata. Burime zyrtare thonë se ky post që ka mbetur bosh do të plotësohet këtë javë apo javën e ardhshme.
Opozita ka kritikuar udhëheqjen e vendit se po zvarrit emërimin e kryeshefit të KQZ-së, si dhe konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se me veprimet e tyre, krerët e institucioneve po zbehin aftësinë e Kosovës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. "Është hetuar një axhendë në zbehjen e aftësisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Kjo axhendë ka ardhur nga vendimi për t‘i shtyrë zgjedhjet parlamentare, pra për ta diskredituar aftësinë e Kosovës si institucione për t‘i respektuar afatet. Gjithashtu është provuar që të zhvendoset debati nga zgjedhjet parlamentare në zgjedhjet komunale dhe së fundi në aspektet profesionale-teknike të përgatitjes së zgjedhjeve", u shpreh z. Haradinaj.
Edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë ka bërë thirrje për caktimin sa më shpejt të datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk ka sqaruar se kur do të fillojnë bisedimet për caktimin e datës së zgjedhjeve, por është zotuar se do të respektojë afatet ligjore. Sipas ligjeve në fuqi, data e mbajtjes së zgjedhjeve, në bisedime me subjektet politike, duhet të shpallet nga Presidenti 4-6 muaj para mbajtjes së tyre. "Do të filloj konsultat e nevojshme në afatin ligjor me të gjitha partitë politike që pretendojnë të marrin pjesë dhe të shpalosin vlerat e tyre në një konkurrencë zgjedhore. Në bazë të konsultave do të përcaktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve", është shprehur Presidenti Sejdiu.
Analistët ndërkaq vlerësojnë se, presioni i opozitës për caktimin e një date sa më të afërt dhe më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, janë të drejta. Sipas Leon Malazogut, i cili ka bërë edhe monitorimin e disa palë zgjedhjeve në Kosovë, sa më herët që të fillojnë përgatitjet teknike, aq më të mëdha janë gjasat që të shmangen parregullsitë. Ai thotë se, nëse zgjedhjet mbahen më herët, edhe numri i votuesve mund të jetë më i madh. "Mund t‘ju kujtohet që zgjedhjet e kaluara u mbajtën në fund të nëntorit dhe për shkak të borës së madhe që ra ato ditë, mund të jetë një nga arsyet pse më pak njerëz dolën në zgjedhje", tha Malazogu. Sipas tij, brengë më e madhe është nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të jetë në gjendje të organizojë vet zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi zgjedhjet e deritanishme janë organizuar nga OSBE-ja.