Natyra me trajta njerëzore
Me një çantë në krah, me ndonjë shok për rrugën, ai del në kërkim të një objekti interesant për të fotografuar. Nuk e ka të lehtë, sepse është ende student, por pasioni për fotografinë dhe për natyrën, është më i madh nga ç‘mund t‘i duket dikujt. Nuk fotografon peizazhe interesante, jo. Vëmendja e tij tjetërkund është fokusuar. Renild Firi kërkon imtësisht. Mes gjithë sa natyra ofron, ai përzgjedh ato që ajo i ka gdhendur, duke përftuar figura njerëzore, kafshësh, apo të elementeve të ndryshme që janë kaq të njohura në të përditshmen tonë. Gjen aty një portret burri, një maskë, një luan a një shqiponjë... një trung të titulluar "nudo" e gjen gjithashtu. I ka emërtuar vetë, secilën sipas ndjesisë që i ka përcjellë, secilës i ka dhënë nga një emër për t‘i shkuar për shtat me konceptin e ekspozitës që do të çelet sot, me titullin "Misteri i njeriut të natyrës". "I burgosuri", "Plaku i jugut", "Peshku", "Kafka", "Luani", "Goja e ujëvarës", "Zvarraniku", "Guri i nuses" (i vetmi subjekt që nuk e ka emërtuar autori), "Bufi", "Nudo", "Maska", etj., të gjitha i gjen aty të ekspozuara në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Janë trungje pemësh, shkëmbinj, gurë, që me rrjedhën e viteve kanë marrë këto forma "të çuditshme", të cilat, në të njëjtën kohë, të shtyjnë të mendosh se vetëm një dorë njerëzore mund t‘i gdhendte në këtë mënyrë.
Renild Firi, prej tre vitesh i është kushtuar kësaj gjinie të fotografisë. Thuajse si një natyralist, ai është munduar të sjellë më të veçantën nga sa natyra ofron. Ekspozita, e cila do të mbyllet më 18 prill, vjen si një shpërblim për pasionin të cilit po i kushtohet me gjithë sa mund. Shkrepjet e para, për Renildin, ishin të rastësishme. Nisën si një lojë mes miqsh, por që tërhoqën vëmendjen e artistit të ri. Për t‘i realizuar, ai ka nisur të shëtisë ngado. Kërkon të gjurmojë këto personazhe interesante që natyra vetë i ka stisur.
"Ishin gurë të çuditshëm që më kanë bërë për vete, por edhe trungje pemësh gjithashtu". Ka kërkuar në Vargmalin e Skënderbeut, në malin e Krujës, të Dajtit, në Shëngjin e në Gramsh... Në qendër të kësaj ekspozite interesante gjendet njeriu, ndaj edhe është titulluar "Misteri i njeriut të natyrës". Është lodhur për t‘i mbledhur këto imazhe të rralla, ndaj edhe ndihet i lumtur që më në fund i ka përcjellë edhe për publikun në një ekspozitë. Thotë se asnjëra prej tyre nuk është e punuar me fotoshop. Ai ka zgjedhur t‘i prezantojë ashtu siç kanë ardhur në shkrepjen fillestare. I gëzohet pasionit, ndaj edhe e lë ta udhëheqë përherë. Të tilla imazhe, ai ka shumë, e do të ketë edhe më shumë, sepse vazhdon të jetë në kërkim. Shpreson që të ketë edhe një ekspozitë të ardhshme, edhe pse si çdo artist i ri, e tremb kritika dhe mendimet e saj. "Kam pasur disa kritika që nuk më kanë pëlqyer. Duke marrë parasysh se jam një artist i ri, mendoj se ajo duhet të na presë disi më butë. Nuk flas vetëm për veten, por edhe për çdo artist të ri që, ashtu si unë, është ende në hapat e parë. Opinionet që janë dhënë për mua kanë qenë sikur të flitej për një profesionist i cili, prej kohësh, merret me fotografinë", thotë Renilidi. Por nuk i vjen keq. Ai e do artin, fotografinë më shumë. Dëshiron të shprehë nëpërmjet saj të gjitha ndjesitë, emocionet dhe kërkon t‘ua komunikojë këto edhe publikut.
Subjektet natyrale do të mbeten për një kohë të gjatë në vëmendjen e tij. Sapo t‘i jepet mundësia, do të dalë sërish të kërkojë. Sepse ndonjëherë mjafton të shikosh përreth për të marrë shkas. Detajet e veçanta që ndonjëherë kalojnë pa u vënë re janë pikërisht ato që zgjojnë kureshtjen dhe i bëjnë një shkrepje të ndryshme nga një tjetër, aq më tepër kur natyra i ofron të gatshme. Këtë e bën mjaft mirë ky artist i ri. Natyra e thërret, ai i përgjigjet!