Sejdiu-Thaçi: Jo devijim nga Plani "Ahtisari"
Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës kanë hedhur poshtë idenë e ndryshimeve të mundshme në Planin e Ahtisarit, siç propozon Fondacioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dialog të Jashtëm, me seli në Madrid.
"Kosova nuk do të shmanget nga zbatimi i Planit të Ahtisarit", thanë dje njëzëri udhëheqësit e institucioneve të Kosovës. Presidenti dhe Kryeministri i Kosovës thanë gjithashtu se Plani i Ahtisarit paraqet një marrëveshje, por edhe kompromis që Kosova ka bërë për të arritur shtetësinë e saj.
Ndërkaq, duke iu referuar një analize të bërë nga Fondacioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dialog të Jashtëm, me seli në Madrid, që Plani "Ahtisari" duhet të zëvendësohet me një plan alternativ, Presidenti Fatmir Sejdiu tha se kjo çështje tashmë është e mbyllur dhe se Kosova po zbaton dhe do të vazhdojë ta zbatojë Planin e Ahtisarit, në marrëveshje me miqtë e saj ndërkombëtarë.
"Kosova mendon ashtu siç ka menduar Evropa bashkë me Kosovën. Ne kemi kapërcyer një proces të madh, të gjatë kohor dhe shumë të vështirë të kompromiseve të mëdha dhe në bazë të këtij projekti, doli deklarata e njohjes së Republikës së Kosovës, ku nënvizohet Projekti i Ahtisarit. Ne jemi besnikë se do ta realizojmë", ka deklaruar Sejdiu.
Ndërkohë, edhe Kryeministri Hashim Thaçi tha se Plani i Ahtisarit i ka hapur rrugën pavarësisë së Kosovës, e cila sot është njohur nga vendet më të fuqishme botërore dhe e cila synon që të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike.
"Plani i Ahtisarit është ai që është dhe plani për Kosovën evropiane është vizion i institucioneve të Kosovës, është vullneti i popullit dhe është mbështetje ndërkombëtare, që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", ka theksuar Thaçi.