Jeremiç: Serbia nuk e ka kuptuar Evropën
Shefi i diplomacisë së Serbisë, gjatë një interviste për gazetën kryesore serbe "Politika", vuri në dukje tri prioritetet e politikës së jashtme të vendit që, sipas tij, janë mbrojtja e rendit kushtetues, integrimi evropian dhe marrëdhëniet më të mira me vendet fqinjë. Sigurisht, ashtu sikurse shkon gjuha gjithnjë të dhëmbi që të dhemb, edhe ministri i Jashtëm i Serbisë vëmendjen kryesore ia kushtoi Kosovës, duke e vënë theksin edhe kësaj here, sikurse duket, duke mos pasur ndonjë argument tjetër, tek aspekti diplomatik i përpjekjeve të Serbisë kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që, sipas tij, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Për sa u përket integrimeve evropiane, Jeremiç tha se, duke pasur parasysh rrethanat, vendi ka bërë përpara, por pranoi se në këtë rrugë ka ngecje, duke e shmangur, si gjithnjë, përgjegjësinë nga Serbia. Kurse lidhur me marrëdhëniet me vendet fqinje, Jeremiç theksoi se niveli i tyre, edhe pse me ndonjërin prej tyre ekzistojnë çështje të hapura serioze, është i kënaqshëm, sidomos në fushën ekonomike.
Kur flisni për mbrojtjen e rendit kushtetues, keni parasysh Kosovën?
Mbrojtja e rendit kushtetues është, zakonisht, një çështje e brendshme e shtetit, por, duke pasur parasysh se ne jemi përcaktuar për luftën diplomatike për mbetjen e Kosovës në përbërje të Serbisë, ajo shndërrohet në prioritet të politikës së jashtme.
"Zhvendosja" e çështjes së ligjshmërisë të vetëshpalljes së pavarësisë së Kosovës në terrenin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë një nga sukseset e dukshme të politikës së jashtme të Serbisë. Çfarë po ndodh, aktualisht, në këtë proces?
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pranon konsideratat e shteteve të interesuara deri më 17 prill të këtij viti. Ne u kemi kushtuar mjaft energji përpjekjeve tona diplomatike që sa më shumë vende, që kanë mendime të ngjashme me vendin tonë, t‘i dërgojnë edhe zyrtarisht konsideratat e tyre në këtë Gjykatë. Kam bindjen se, edhe në këtë rast, në anën e Serbisë do të jenë disa shtete që kanë ndikim të jashtëzakonshëm në botë.
A i keni paraqitur argumentet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?
Këtë do ta bëjmë gjatë kësaj jave. Rasti ynë juridik është konceptuar jashtëzakonisht mirë dhe është parashtruar në më shumë se 300 faqe. Në përgatitjen e tij kanë marrë pjesë edhe disa nga specialistët juridikë më eminentë të botës.
Afrimi drejt BE-së, momentalisht, duket se është në amulli, pasi marrëveshja e rëndësishme që tashmë e kemi nënshkruar, është pezulluar, sepse ende nuk kemi qenë në gjendje të heqim përfundimisht nga rendi i ditës përmbushjen e detyrimeve tona ndaj Tribunalit të Hagës. A pritet, në një të ardhme të afërt, të ketë ndonjë lëvizje që do të bjerë në sy në këtë drejtim, qoftë nga ana jonë, qoftë nga ana e disa vendeve të BE-së që lidhur me këtë nuk hapin rrugë, si p.sh. Holanda?
Kjo çështje është e domosdoshme, të konsiderohet në kontekstin e gjerë të zhvillimeve në BE. Në kuptimin ekonomik kjo është situata, ndoshta, më e rënda gjatë 100 viteve të fundit. Vështirësitë në ekonomi, sigurisht, reflektohen direkt edhe në fushën politike dhe rezultante e gjithë kësaj është se procesi i zgjerimit evropian ka rënë në krizë, jo vetëm kur është fjala për Serbinë, por edhe kur është fjala për çdo lloj zgjerimi të BE-së.
Kemi edhe një problem politik konkret, të cilin, deri tani, nuk po arrijmë ta shmangim, dhe ky është kundërshtimi i Holandës që pengon konsensusin në kuadrin e BE-së se Serbia po i përmbush detyrimet e veta ndaj Tribunalit. Serbia, në këtë drejtim, po bën gjithçka. Ne po bashkëpunojmë plotësisht dhe ky është vlerësimi i 26 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Por, Holanda, për fat të keq, është e mendimit se vetëm gjetja fizike e Ratko Mlladiçit do të përbënte provë të plotë të bashkëpunimit tonë me Hagën. Pa këtë, Holanda nuk është e gatshme të ndërmarrë ndonjë hap drejt konsensusit. Kjo, sipas meje, është një situatë për të ardhur keq, sepse pengon zhvillimin jo vetëm të Serbisë, por edhe të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Sa herë keni biseduar për këtë me ministrin e Jashtëm të Holandës?
Shumë herë. Mendoj se të gjitha argumentet që kemi pasur, tashmë ia kemi parashtruar palës holandeze, madje atë (ministrin holandez) personalisht e kemi ftuar të vijë për vizitë në Serbi. Shpresoj se ai do ta pranojë ftesën tonë që, në një të ardhme të afërt, të vizitojë vendin tonë. Ne dëshirojmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Holandën.
A ka ndonjë paralajmërim të ndonjë politike të re të administratës së re amerikane kundrejt Serbisë?
Çdo administratë e re është një fillim i ri. Deri tani, të paktën për sa i përket retorikës, mendoj se administrata e re ka sjellë një freski në kontekstin e politikës ndaj Ballkanit, si edhe në përgjithësi. Kemi një çështje të hapur, për të cilën nuk pres që ajo të mbyllet në një të ardhme të afërt dhe kjo është çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës e të Metohisë. Ajo që dëshiron Serbia dhe kam përshtypjen se këtë mendim ndan edhe Uashingtoni, është që të përpiqemi t‘i izolojmë ato gjëra që na ndajnë, dhe të bashkëpunojmë për atë, për të cilën jemi dakord plotësisht, dhe kjo është gjithçka, përveç Kosovës.
Sigurisht, do të ishte e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në rajon që Beogradi, si faktor kyç në Ballkanin Perëndimor, të gjejë gjuhë të përbashkët me Uashingtonin. Ne po punojmë në këtë drejtim dhe, në javët e ardhshme, do të kemi një takim në nivel të lartë. Shpresoj se gradualisht do të fillojmë të vendosim marrëdhënie që të mos jenë, plotësisht, peng të dallimeve mes nesh.
Marrëdhëniet tona me vendet fqinje, në një moment, për arsye të ndryshme, u ftohën mjaft. Ditët e fundit, megjithatë, nga Podgorica, Sarajeva dhe Zagrebi kanë ardhur disa sinjale pozitive. Si i kuptoni ato dhe si do të reagoni ndaj tyre?
Disa prej vendeve fqinje me ne, vitin e kaluar, u sollën me Serbinë në një mënyrë që nuk mund të konsiderohej si miqësore. Kjo është e lidhur me Kosovën, por jo vetëm me të. Marrëdhëniet më të mira të mundshme mbesin prioriteti ynë, por do të shohim sesa larg, përmes marrëdhënieve dypalëshe dhe të tjera, do të arrijmë të shkojmë. Megjithatë, në këtë proces nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga parimet fundamentale të politikës sonë. Do të vazhdojmë të ngulim këmbë te vendosja e marrëdhënieve të barabarta me secilin nga vendet fqinjë. Për fat të keq, ka nga ata fqinjë dhe vende në rajon që, në këtë moment, nuk i trajtojnë interesat e Serbisë në atë mënyrë që do të dëshironim ne.
Kur përmendët hapa që nuk janë popullorë, keni parasysh mosmarrëveshjet tuaja me ambasadorët evropianë?
Gjatë 10-12 viteve të fundit, Serbia nuk e ka kuptuar sa duhet Evropën, por edhe Evropa nuk e ka kuptuar sa duhet Serbinë. Këto mosmarrëveshje, nganjëherë, kanë pasur pasoja tragjike, sidomos për qytetarët e këtij vendi. Për këtë arsye, është me rëndësi vendimtare që gabime të tilla të mos i përsërisim. Kyçi për këtë është që të mirëkuptohemi sa më mirë, që shumë mirë dhe shumë qartë t‘i parashtrojmë Evropës atë që dëshirojmë dhe t‘i bëjmë të ditur qartë atë që ne, si një vend demokratik dhe qeveri demokratike, nuk mund ta bëjmë. Është më mirë të kesh mirëkuptim të plotë sesa të vihesh në një situatë që, për shkak të mosmarrëveshjeve, në fund të fundit, do të jenë qytetarët ata që do të pësojnë dëm.