Francë, beteja e fundeve
Në qytetin e fundeve, vajzat nuk janë nisur me pushime. Presin ulur në një tavolinë, në sheshin kryesor të Renës së vjetër, të veshura thuajse si çdo ditë. Olivia është më kryelarta, ajo është më militantja e grupit. Është veshur me një fustan të bardhë shumë të shkurtër, me një rrip të ngushtë pas belit, çorape të holla dhe një palë këpucë me pak takë. "Sigurisht që meshkujt më thonë prostitutë, por sinqerisht nuk më bëhet vonë fare". Nën minifund Liza mban një palë pantallona të zeza, që ia mbulojnë këmbët deri te çizmet. "I kam veshur vetëm për t‘u ulur më mirë, ashtu siç më pëlqen mua, sepse kështu jam vërtet rehat". Gjithçka, nisi si një protestë e vogël, si një veprim spontan i organizuar nga disa shoqe klase. Në një shkollë bujqësore në provincën e Vitres, rreth 40 kilometra nga kryeqyteti i Bretanjës, një 12-vjeçare që vishej seksi u përdhunua nga dy bashkëqytetarët e saj. Kur lajmi u përhap gjithandej, në shkollë u paraqitën dhjetëra vajza që mbanin veshur funde të llojeve të ndryshme: me lule, mini, xhins. Katër vjet më vonë protesta e heshtur u bë film dhe dokumentar, një projekt i diskutuar në të gjithë Francën dhe objekt i dhjetëra tentativave për t‘u kopjuar. Tani është bërë diçka thuajse institucionale "Pranvera e fundeve dhe respektit", e që nga titulli kuptohet që kjo fushatë nuk është gjë tjetër veçse një protestë për të folur për të tjera gjëra. Për tolerancën dhe paragjykimet seksuale, për dhunën, jo vetëm fizike, por edhe verbale, për vetëvendosjen. Ndoshta jo rastësisht, vajzat që nuk heqin dot dorë nga minifundet, njëkohësisht ato që nisën t‘i japin jetë kësaj proteste, ishin pjesëtare të liceut të famshëm të quajtur "Zhan d‘Ark". Për dy javë, vajzave të të gjithë liceut iu kërkua të vinin në klasë të veshura si gra, duke braktisur kështu uniformën e detyruar me pantallona, bluzë dhe atlete. "Veshja e njëjtë për të dyja sekset është ajo që fsheh ndryshimin", saktëson Tomas Guiheneuc, promovuesi i këtij projekti. Në këtë shkollë të vjetër mësohet se sa e rëndësishme është veshja dhe paragjykimet. Nuk bëhet fjalë për biseda adoleshentësh, por për edukim të vërtetë qytetar, ku të gjithë, si meshkujt ashtu edhe femrat janë të përfshirë në të. Diskutimet bëhen në klasë në orarin normal të leksionit, duke vënë përballë vajza, djem dhe profesorë që sjellin materiale didaktike për ta bërë më të këndshëm leksionin. "Fundi është një element që i lejon femrat të diskriminohen nga meshkujt". Motoja e krijuar spontanisht katër vjet më parë u përhap me shpejtësi në shkolla të tjera. Sot janë rreth 30-të të tilla me më shumë 8 mijë të rinj të përfshirë në këtë projekt. Për të bërë të famshme neofeministet e reja me funde, këtë vit u realizua edhe një film
"La Journée de la Jupe", me aktoren Isabelle Adjani në rolin e mësueses në një zonë në periferi të Francës, që merr peng nxënësit e saj dhe i kërkon si shpërblim qeverisë një ditë kushtuar fundeve, derisa vajzat të mos trajtohen si prostituta kur i veshin. "Në shkollat e lagjeve problematike pantallonat përdoren nga vajzat si një armaturë, si një mënyrë për t‘u mbuluar dhe mbrojtur", ka shpjeguar aktorja. Në vendin ku stilistët e famshëm si "Coco Chanel", i kushtuan shumë rëndësi veshjes së femrave, fundi është bërë një tabu për mjaft vajza të reja. Duket e pamundur, por është vërtet kështu. "Veshja mund të duket një veprim që s‘ka asnjë lloj rëndësie, por në të vërtetë është një tregues i raporteve sociale mes meshkujve dhe femrave", shpjegon sociologu Filip Liotard, i ardhur posaçërisht nga Lioni për të studiuar "rastin" e liceut të Renës. Kur Guiheneuc foli në klasë për përdhunimin e ndodhur në Vitre, mes nxënësve kishte nga ata që u shprehen edhe në mënyrë të tillë: "Ah, përderisa kishte veshur minifund, ishte prostitutë". "Pa hequr këto paragjykime nuk mund të zgjidhet asnjëherë plotësisht tema e dhunës nëpër shkolla", shpjegon psikologu i ri. Në klasë ai u tregon nxënësve një djalë të ri të rrethuar nga tri vajza. "Po nëse do të ndodhte e kundërta, ç‘do të mendonit", pyet ai. "Nëse është mashkull, është don zhuan, nëse është femër është një prostitutë", përgjigjet Liza, që kësaj teme i ka kushtuar edhe një poezi, e cila fillon kështu: "Të tolerosh nuk është e vështirë, le të hedhim pas krahëve këto paragjykimeve". Grua nuk lind, por bëhesh, thoshte dikur Simone de Beauvoir. Mjekja e liceut të Renës, Béatrice Moreau, tregon se ka pasur rastin të mjekojë e vetme me qindra vajza që kanë pësuar "dhunë", për shkak të paragjykimeve në veshje, thotë ajo. "Duan t‘i thonë jo këtij fenomeni, por nuk kanë kurajë". Në periferitë parisiene lindi disa vite më parë shoqata "Ni putes, ni soumises", që synonte të luftonte paragjykimin e përjetshëm në këto anë, nën shprehjen: o prostitutë, ose e nënshtruar. "Objektivi është të largojmë njëherë e përgjithmonë këto mendime në Francën evropiane", shpjegon Tomas Guiheneuc. Në këtë cep të Bretanjës janë të bindur se "krenaria e fundit" mund të jetë objekt bisedash edhe mes të rriturve. "Një burrë duhet respektuar, por një grua para së gjithash duhet të mësojë të respektojë vetveten. Sepse grua herët apo vonë bëhesh", përfundon Guiheneuc. Qëllimi për barazinë mes meshkujve dhe femrave në shumë vende të botës nis shumë herët. Për shembull, në Suedi trajnimet antiseks fillojnë që në kopsht, ku meshkujt inkurajohen të luajnë me kukulla, ndërsa femrat me makina. Në shkolla, lëndët për gatim, rrobaqepësi, punim metalesh dhe zdrukthëtari janë të detyrueshme për të dyja sekset. Të gjitha vitet e edukimit, përfshi edhe kolegjin, janë falas dhe vajzat prej kohësh dalin më mirë se djemtë. Në vitin 2005, femrat përbënin më shumë se 60 për qind të studentëve në Suedi. Ndoshta ky fleksibilitet rolesh në jetën e përditshme e kishte bërë një faqe interneti vendase të shkruante: "Në vendin tonë, gratë drejtojnë autobusin, ndërsa burrat kujdesen për fëmijët". Aty një grua mund të dalë njëkohësisht me tre apo katër meshkuj, pa u shqetësuar për paragjykimet shoqërore. Femrat nuk gjykohen ose pyeten kurrë për lidhjet apo partnerët e tyre të mëparshëm. Edhe fjetja vetëm për një natë me dikë aplikohet në vend, pa asnjë lloj paragjykimi.