E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nisin seancat degjimore per 11 shtatorin

Khalid Sheikh Mohammed dhe 4 të tjerë të akuzuar për sulmet e 11 shtatorit janë paraqitur në një gjykatë ushtarake amerikane për herë të parë pas 5 muajsh. 
Seancat e gjata paragjyqësore në Gjirin e Guantanamos do të fokusohen kryesisht në çështje të fshehta. Khalid Sheikh Mohammed akuzohet si truri i sulmeve, ndërsa të tjerët për mbështetje në organizimin e tyre dhe në koordinimin e pengmarrjeve. Në maj, një seancë kaotike për këtë çështje zgjati 13 orë. Gjatë kësaj seance, ku u ngrit formalisht akuza ndaj 5 të pandehurve, ata refuzuan t’u përgjigjeshin pyetjeve të gjyqtarëve ose të përdornin sistemin e përkthimit.
Bashkë me Khalid Sheikh Mohammed, të pandehurit Ramzi Binalshibh, Mustafa Ahmad al-Haësaëi, Ali Abd al-Aziz Ali dhe Ëaleed bin Attash po gjykohen në një gjykatë të posaçme ushtarake të njohur ndryshe si komisioni ushtarak.
Ata akuzohen për komplotim me Al Kaedën, terrorizëm dhe nga një akuzë për vrasje për çdo viktimë të identifikuar të sulmeve të 11 shtatorit. Të pestë ata mund të përballen me dënimin me vdekje nëse dënohen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›