E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Portugali kunder qeverise

2013 parashikohet me sakrifica që portugezëve nuk i pëlqejnë aspak. Kjo është ajo që pritet të ndodhë, pas prezantimit në Lizbonë nga ana e qeverisë së qendrës së djatht, të një plani financiar me objektiv reformat si pasojë e krizës financiare që ka përfshirë vendin. Plan ky që është pritur me protesta që kanë marrë një ton dhe më të lartë para selisë së parlamentit të vendit. Më shumë se 2 mijë persona kanë zbritur në shesh. “Qeveria do të rrëzohet dhe demokracia duhet të jetë nga ana e njerëzve, thotë një manifestues. Kryeministri i vendit Pedro Passos Coelho ëshët deklaruar i vendosur për të vazhduar në rrugën e tij pavarësosht nga cmimi që do duhet të paguajë partia e tij. Një manovër prej 5 miliardë eurosh që synon fillimisht në përmbushjen e detyrimeve ndaj Europës. Tre miliardët e parë duhet të përfitohen nga reduktimet e pensioneve, si dhe rritjet e taksave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›