E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot debati i dyte televiziv Obama-Romni

Obama dhe Romney përballen sot në debatin e dytë televiziv. Me anketat që tregojnë se asnjëri nga kandidatët nuk ka epërsi në mbarë vendin, dhe avantazhe të ngushta në shtete të rendësishme, të dy fushatat kanë shprehur besim në prag të debatit. Romney ka qendruar në Boston duke u përgatitur. Presidenti Obama kaloi ditën e tretë dhe përfundimtare në Ëilliamsburg të shtetit Virginia, i zhytur në përgatitje me këshilltarët dhe pjestarët e fushatës. Zyrtarët e përshkruajnë atë të qetë dhe energjitik, duke thënë se ai është gati të argumentojë me pasion se politikat e tij do të jenë më të mira për klasën e mesme se ato të Romney. Të dy kampet publikuan reklama të reja. Reklama nga Obama përfshinte përkrahësit që shprehnin besimin në politikat e tij ekonomike. Reklamat e Romney kishin pjesë të shkëputura nga debati i parë presidencial. Zyrtarët e fushatës se Obama nuk pranuan të jepnin detaje se si përgatitjet e presidentit kanë ndryshuar nga ato të debatit të mëparshëm, për të cilin zoti Obama tha se kishte qënë një natë jo fort e mirë. Fushatat po përqendrohen në shtete të rendësishme si Ohio. Asnjë republikan në histori nuk ka fituar presidencën pa fituar Ohio-n. Analistët thonë se debati i dytë të martën do t’u ofrojë mundësinë të dy kandidatëve që të reagojnë në mënyrë spontane ndaj pyetjeve të pjesmarrësve në audiencë. Politikat me jashtë do të jenë në qendër të debatit të tretë dhe përfundimtar që zhvillohet javën tjetër në Florida.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›