Opozita kundër kërkesës për uljen e numrit të deputetëve për grupet parlamentare
28/01/2005
Socialdemokratët Gjinushi, Bejtaj
e Apostoli mbeten të pavarur
Kuvendi ka hedhur poshtë amendamentin e paraqitur nga partitë e vogla për formimin e grupeve parlamentare me pesë deputetë dhe jo nga shtatë. Partia Demokratike, gjatë votimit, ka qenë kundër kërkesës së partive të vogla, ndërsa vetëm socialistët e kanë pranuar ndryshimin e rregullores. Argumentet e të majtëve janë hedhur poshtë nga demokratët, sipas të cilëve rregullorja e re e parlamentit duhet të fillojë funksionimin e plotë dhe jo e cunguar. Kështu, dhe pse amendamenti mori 54 vota pro, 30 vota kundër dhe 11 abstenime, nuk u miratua, pasi ndryshimi i rregullores bëhet me minimalisht 71 vota. Në një situatë të tillë, këto gjashtë muaj në Kuvend do të kemi 7 grupe parlamentare nga 12 që ishin para dy muajsh.
Demokratët
Qëndrimet e përfaqësuesve të opozitës në lidhje me përbërjen e grupeve parlamentare janë argumentuar me mbrojtjen të rregullores së re të Kuvendit. Sipas deputetëve të PD, funksionimi i rregullores nuk mund të ngelet peng i presioneve që socialdemokratët i bëjnë Partisë Socialiste. Nga demokratët është cilësuar paradoksale momenti për të diskutuar çështjen nëse duhet të fillojë funksionimi i rregullores së re apo jo, në një kohë që ajo është miratuar. Këto qëndrime vijnë kur deputetët e partive të djathta kanë deklaruar qëndrimin në grupe parlamentare. Ndërsa vetëm Teodor Laço dhe Arian Starova pritet të mbesin pa një grup kuvendor.
Socialdemokratët
Sipas socialdemokratëve, rregullorja e re e parlamentit duhet të hyjë në fuqi së bashku me dispozitat kalimtare dhe neni për grupet parlamentare duhet të ketë një dispozitë të tillë. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i ka cilësuar handikape dy momente të rregullores së miratuar në seancën e fundit të muajit korrik. Sipas tij, "grupet shpallen 3 ditë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe handikapi i dytë është se një deputet, në qoftë se del nga një grup parlamentar për gjashtë muaj, nuk ka të drejtë të jetë pjesë e asnjë grupi". Ndaj, ai ka kërkuar që neni për konstituimin e grupeve parlamentare me 7 deputetë të mos hyjë në fuqi këto gjashtë muaj, por të shërbejë për parlamentin e ardhshëm që do të dalë nga zgjedhjet e verës.
Grupet
Konfiguracioni i grupeve parlamentare tashmë ka nxjerrë pa grup tre deputetë të PSD-së dhe liberaldemokratët Teodor Laço dhe Arjan Starova. Për këtë sesion të fundit të legjilaturës së 16, Kuvendi do të fuksionojë me 7 grupe parlamentare, përkatësisht grupi i Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, grupi parlamentar i Reformatorëve Demokristianë dhe grupi i cili do të përbëhet nga 3 deputetë të Partisë Agrare Ambientaliste, deputeti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deputeti i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, si dhe nga 2 deputetë të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, përkatësisht Vangjel Dule dhe Kristo Goxhi.