Opozita llogari kryeministrit për korrupsionin

Në fjalën e tij, Balla tha se korrupsioni ka kapluar të gjithë qeverinë dhe strategjia kundër tij është në lënë në sirtar. "Sot mbushen 4 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Të hënën Gërdeci shpërtheu përsëri me vendimin e Gjykatës", tha Balla.
Sipas tij, lufta ndaj këtij fenomeni bëhet me anë të strategjive, ku fillimisht të etiketohen problemet kryesore. “E vetmja që mund të mbahet mend nga kjo strategji janë dy numra telefoni që nuk u përgjigjen kurrë. E kam provuar gjithë ditën nuk punon por ka nja 3 vjet që nuk punon fare. A caktuat ndonjëherë fonde për këtë qëllim, a u shpërblye ndonjë qytetar që denoncoi korrupsionin”, vijoi.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha, u shpreh se qeveria e ka luftuar në vijimësi dhe e ka pasur në qendër të përpjekjeve të saj luftën ndaj korrupsionit. "Korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave në një shoqëri të lirë. Qeveria ka mbajtur dhe mban në epiqendër luftën kundër korrupsionit dhe për këtë le t'u referohemi fakteve dhe raporteve ndërkombëtare për korrupsionin", tha Berisha.
Në fjalën e vet, Berisha kujtoi se në periudhën e qeverisjes socialiste, nuk u dënua askush për korrupsion. "Për të luftuar korrupsionin nevojiten reforma rrënjësore. Pas krijimit të Task Forcës së antikorrupsionit nisi të zbatohet një program ambicioz", vijoi.
Në vijim të debatit, deputeti Balla, i njohur për akuzat e vazhdueshme edhe në drejtim të familjes së kryeministrit, kërkoi llogari nga vinin të ardhurat e Shkëlzen Berishës. “Yt bir Shkëlzen Berisha deklaron të ardhura neto nga aktiviteti privat 200 mijë euro si sekser. Mungon emërtimi i kompanisë, statusi, natyra e organizimit të veprimtarisë së yt biri. Duhet të na thuash çfarë aktiviteti është ky që bën 200 mijë euro duke qëndruar në kafenetë e Tiranës. Je bërë sekser gjyqtarësh dhe urdhëron mos zbatimin e vendimeve të gjykatave", tha ai.
Berisha u përgjigj se këto janë shpifje dhe për këtë arsye është hapur edhe një proces gjyqësor. "Balla akuzohet për shpifje dhe ulet në Kuvend si i vetmi deputet i dënuar me shpifje. Në një stan ku jeton sa më shumë shpif, aq më shumë lartësohet. Sulmi personal që i bëhet ndaj djalit tim, me Ballën kemi një proces gjyqësor të hapur. Kryeministri ka dhënë një urdhër që fëmijët e tij të deklarojnë pasurinë. Meqenëse im bir ka deklaruar shifrën, në qoftë se vetëm 1 euro e ka të garantuar në marrëdhëniet me sektorin publik unë kërkoj t’i konfiskohen që të gjitha. Ka një kod në familjen time, nuk mund të ketë asnjë lidhje me sektorin publik”, u shpreh Berisha. /Start/
2012-03-15 16:18