E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita mbështet kërkesën e Prokurorisë: ”Presim emra të tjerë”



Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, deklaroi ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp se Partia Socialiste mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në zbardhjen e plotë të ngjarjes së Gërdecit. “PS-ja është e gatshme të mbështesë çdo kërkesë që vjen në Parlament nga organi i Akuzës për hetimet e mëtejshme lidhur me çështjen ‘Gërdeci’. Grupi Parlamentar i PS-së është i gatshëm të mbështesë luftën kundër krimit të organizuar apo korrupsionit, pavarësisht emrave apo personave të implikuar në to, të cilët do të jenë objekt hetimi nga institucionet e larta të drejtësisë”, - tha Braçe. Njëkohësisht Braçe kërkoi që hetimet të vijojnë edhe më gjerë, duke mos u pozicionuar vetëm tek një individ, por edhe në emra të tjerë. Vetëm një ditë më parë, kryeprokurorja Ina Rama publikoi në një konferencë për shtyp shkeljet e evidentuara deri tani nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke paraqitur dhe kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të tij si deputet.

28 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›