“Sistemi zgjedhor i votuar nga PS-PD mohon votën e emigrantëve”
Intervista/ Flet kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto
Shaban Sulçe
Sistemi proporcional rajonal, i votuar në Parlament nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, për vetë specifikën që e karakterizon, i privon emigrantët shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhje, duke votuar atje ku jetojnë dhe punojnë. Pikërisht kjo ka qenë një tjetër arsye se përse LSI-ja ka kontestuar sistemin proporcional rajonal, pasi, nga ana tjetër, ajo ka qenë e para forcë politike që ka vendosur si pikë për realizimin e reformës zgjedhore njohjen e të drejtës së votës për emigrantët. Edmond Haxhinasto, kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një intervistë për gazetën “Albania” u shton dozën e akuzave PS-së dhe PD-së, se përveç puçit të Kushtetutës dhe dhunimit të parimeve të demokracisë, me sistemin zgjedhor që votuan, iu mohuan vullnetin dhe të drejtën e votës më shumë se gjysmës së shqiptarëve, të cilët sot janë emigrantë në vende të ndryshme të botës.
Ndryshimet në Kushtetutë, të miratuara nga dy partitë e mëdha në Parlament, vendosën që në Shqipëri zgjedhjet të zhvillohen me sistemin proporcional rajonal. Ky sistem është kundërshtuar nga LSI-ja, ku midis të tjerave, një nga pikat kryesore ka qenë edhe lënia jashtë procesit të votimit të emigrantëve shqiptarë në botë. Pse është e pamundur pjesëmarrja në votime e emigrantëve me këtë sistem dhe cili është komenti juaj në lidhje me këtë gjë?
LSI-ja e ka kundërshtuar sistemin zgjedhor proporcional rajonal sipas modelit spanjoll për shumë arsye, ndër më kryesoret se ai nuk realizon një përfaqësim proporcional të votuesve në parlament. Pasi ky sistem imponon një prag tepër të lartë për rajonet ku ka numër të vogël popullsie, ndonëse ky nuk është një problem që dëmton parti me përmasat e LSI-së. Arsyeja tjetër është se ky sistem nuk bën të mundur votimin e emigrantëve shqiptarë në vendet ku ata jetojnë. Kjo do të arrihej nga një sistem proporcional i pastër, ose edhe me këtë sistem, duke caktuar një numër vendesh fiks në parlament për votat që do të vinin nga emigracioni. Përndryshe do të ishte e pamundur të numëroheshin votat e emigrantëve, në përbërje të rajoneve zgjedhore ku ata kanë të drejtën ligjore për të votuar.
Është për të ardhur keq që dy partitë, PD dhe PS, të cilat imponuan këtë sistem jashtë Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, në asnjë rast nuk e morën në shqyrtim, as si opsion, çështjen e votimit të emigrantëve. Mendoj se kjo është një papërgjegjshmëri e plotë e PD-PS-së ndaj të drejtës kushtetuese të rreth një milion e gjysmë shqiptarëve që kanë emigruar këto 20 vitet e fundit.
Nga ana tjetër, propozimi kryesor i LSI-së ka qenë sistemi proporcional kombëtar. A i përfshinte ky sistem mundësitë e emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhje, edhe duke votuar në vendet ku ata jetojnë?
Në fakt LSI-ja nuk është se ka mbështetur një sistem të caktuar zgjedhor dhe ka qenë kundër një tjetri. Për ne e rëndësishme ka qenë që secili sistem që do të adoptohej duhet të realizonte disa kritere. Së pari, nuk duhet të lejonte hapësira as ligjore, as praktike për trafikimin e votës, apo siç jemi mësuar ta quajmë “Mega-Dushkun”. Dhe duke mos e lejuar këtë, sistemi do të realizonte një përfaqësim real e proporcional të partive në Kuvend. Kriter tjetër i rëndësishëm për ne ka qenë hapësira e sistemit për të realizuar një pjesëmarrje më të madhe të gruas në procesin e konkurrimit zgjedhor, duke krijuar edhe mundësi për diskriminim pozitiv të saj. Dhe së fundi, po jo nga rëndësia, kemi kërkuar që çdo sistem duhet të kishte mundësinë të akomodonte votën e emigrantëve shqiptarë. Sistemi proporcional kombëtar është mënyra më e thjeshtë për ta realizuar këtë. Por, siç e përmenda më lart, ka edhe mekanizma të tjerë për të llogaritur votën e emigrantëve, p.sh duke caktuar një numër fiks vendesh në Kuvend, duke marrë në konsideratë edhe numrin e popullsisë që ata përfaqësojnë, në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Problemi është se PD-PS, me sistemin që kanë miratuar, nuk kanë lënë asnjë mundësi për ta realizuar këtë.
Cila mendoni se është arsyeja e këtij qëndrimi refuzues të dy partive PD-PS, për të përfshirë në votime emigrantët shqiptarë në botë?
Arsyeja e këtij qëndrimi gjendet te detyrimet e parealizuara të këtyre dy partive ndaj emigrantëve shqiptarë, gjë që për mendimin tim është një padrejtësi e madhe. Mund të thuhet se emigrantët janë të harruarit e mëdhenj të kësaj politike. Ndonëse ata janë kontribuues të jashtëzakonshëm për ekonominë shqiptare nëpërmjet remitancave që dërgojnë (rreth 1,2 miliardë euro, apo rreth 15 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto gjatë 10 viteve të fundit) dhe ndaj tyre, si shtetas shqiptarë që janë, duhet treguar e njëjta përkujdesje si të jetonin në Shqipëri, pranë emigrantëve shqiptarë mbërrijnë jashtëzakonisht më pak shërbime nga ato që normalisht duhet t’u ofroheshin. Kjo jo vetëm në sasinë e shërbimeve, por edhe në cilësinë e tyre. Shikoni për shembull Greqinë. Janë rreth 800 000 emigrantë. Problemet e tyre vetëm për shërbimet konsullore të shtetit amë nuk kanë të mbaruar. Të mos përmendim pastaj problemet jetike, që akoma nuk janë zgjidhur, për njohjen e kontributeve të sigurimeve, për bashkimin familjar, apo ato të tjerat, për mundësinë e ruajtjes së gjuhës e të kulturës shqipe. Çfarë e pengon këtë qeveri të realizojë marrëveshje dypalëshe me Greqinë, Italinë, Gjermaninë, e me vende të tjera ku ka emigracion, për të njohur kontributet e sigurimeve të këtyre emigrantëve? Çfarë e pengon këtë qeveri dhe shërbimet konsullore të saj që të gjejnë një mekanizëm për të eliminuar frustrimin e emigrantëve për dokumente identifikimi, certifikata apo legalizim dokumentesh, për të mos folur për koston e madhe që kanë këto dokumente? U kemi emigrantëve borxhe të mëdha në shërbimet dhe përkujdesjen e munguar. Një arsye kryesore pse LSI-ja kërkon të drejtën e votës së emigrantëve është pikërisht kjo, se duke pasur mundësi të votojnë, ata do të zgjedhin atë qeverisje që është e përgjegjshme, që realizon detyrimet ndaj qytetarëve të vet dhe që përkujdeset.
Si drejtues i një strukture të rëndësishme të LSI-së si Komiteti Drejtues Kombëtar, a mund të na thoni se si është pritur nga anëtarët e kësaj strukture, por edhe organizatat e LSI-së, prishja e marrëdhënieve me lidershipin e Partisë Socialiste?
Vendimi politik për marrëdhënien e re me PS-në dhe lidershipin e saj është miratuar në mënyrë unanime si nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, ashtu edhe nga Konventa Kombëtare e LSI-së, e cila miratoi edhe një rezolutë për këtë çështje. Sigurisht, strukturat tona kanë shprehur zhgënjimin e tyre që Marrëveshja e majit 2006 midis LSI-së, PS-së dhe partive të tjera opozitare, nuk ka funksionuar dhe përgjegjëse për këtë është pikërisht PS-ja, e cila e konsideroi këtë marrëveshje si mjetin për të arritur një objektiv afatshkurtër, fitoren në zgjedhjet vendore të 2007-s dhe në asnjë nga dispozitat e tjera ajo nuk iu përmbajt asaj çka ishte rënë dakord: as bashkëpunimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në 2007-n, as bashkëqeverisjen në pushtetin vendor, në proporcion me kontributet për fitoren. Por ajo që i dha fund durimit tonë ishte pikërisht bashkëpunimi i pabesë i PS-së me PD-në për reformën zgjedhore, gjë që ishte kushti dhe thelbi i marrëveshjes dhe funksionimit të koalicionit opozitar. Dhe përgjegjësia është përsëri e lidershipit të PS-së. Ajo që ndodhi më 22 prill, kur PS-ja dhe PD-ja bashkuan votat për të realizuar ndryshimet kushtetuese, shënoi një zhvillim të ri cilësor në marrëdhëniet e LSI-së me lidershipin e PS-së. Amendimet që u realizuan si koncesion ndaj Berishës për formën e sistemit zgjedhor dhe listat e mbyllura që i dhuroi Edi Ramës, tashmë prekin themelet e shtetit e të Republikës. Lidershipi i PS-së realizoi amendime të tilla kushtetuese që i japin kryeministrit Berisha imunitet nga çdo përpjekje institucionale për t’i dhënë fund qeverisjes së tij të dështuar. Ky është një puç i madh që lidershipi i PS-së ka bërë kundër sistemit tonë demokratik, institucioneve dhe kontrollit e balancës së tyre. Dhe për një qëndrim të tillë të lidershipit të PS-së, ka një qëndrim unanim të të gjitha strukturave të LSI-së, në të gjitha nivelet.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi se LSI-ja do të hyjë në zgjedhje jo në koalicion me Partinë Socialiste; nga ana tjetër, ju keni shpallur koalicionin “E majta për Integrim”. Cilat forca do t’i bashkohen këtij koalicioni?
Verdikti për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme si forcë e veçantë na u imponua nga vetë PS-ja me sistemin zgjedhor që zgjodhi me PD-në. Koalicioni “E Majta për Integrim” u konceptua si një alternativë ndaj krizës së përfaqësimit që solli në të majtën dhe progresistët në Shqipëri veprimi i Lidershipit të PS për të injoruar marrëveshjen e Koalicionit opozitar, dhe për të ndërtuar një sistem politik dy partiak, bazuar në skeletet e vjetra politike të PD-së dhe PS-së. Por me amendimet e fundit kushtetuese, tashmë problemi nuk qëndron vetëm tek e majta, por tek i gjithë sistemi institucional e demokratik në vend. “Zullumi” i lidershipëve të PD-PS-së është trashur shumë. Prandaj LSI-ja e sheh si të domosdoshme që koalicionit tonë duhet t’i bashkohen edhe të gjithë ata që kërkojnë funksionimin normal e të pavarur të institucioneve në Shqipëri, ata që respektojnë sistemin e qeverisjes së ligjit e jo të individëve, që respektojnë parlamentarizmin dhe jo autokracinë, ata që besojnë te konkurrimi i ndershëm përpara votuesve duke paraqitur alternativën më të mirë, dhe jo te detyrimi i zgjedhësve për të zgjedhur më të voglën midis dy të këqijave. Pra unë shoh se ndryshimet puçiste të Kushtetutës më 22 prill kanë provokuar edhe një dimension të ri të veprimit politik të LSI-së, atë në mbrojtje të Republikës, të Ligjit dhe Mirëqeverisjes. Ky koalicion do t’i japë frymëmarrje dhe përfaqësim të gjitha atyre forcave progresiste që besojnë te ligjshmëria, te vullneti i sovranit popull, që besojnë se Shqipëria mundet të jetë një vend që respekton vetveten dhe është e denjë për të qenë anëtare e barabartë e familjes së kombeve të qytetëruara.
28 Prill 2008