E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: “E ardhmja e rinisë shqiptare nuk vendoset nga Sali Pensionisti”



Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë dje në konferencën e LRI-së në Përmet, ku merrnin pjesë qindra të rinj e të reja nga ky qytet. Në fjalën e tij në këtë takim Meta ka komentuar ndryshimet e Kushtetutës dhe pasojave të rrezikshme që priten prej saj. Ai iu drejtua të pranishme duke deklaruar se e ardhmja e rinisë shqiptare nuk mund të vendoset nga Sali Pensionisti. “Shqipëria nuk mund të jetë më republikë parlamentare pas këtyre ndryshimeve kushtetuese të bëra nga PS-PD-ja. Ajo mund të quhet një republikë berishiane, sepse ndryshimet që u bënë në Kushtetutë bëhen të gjitha në funksion të forcimit të jashtëzakonshëm të pozitave të kryeministrit dhe në kurriz të parlamentarizmit, në kurriz të institucioneve kushtetuese, që janë garant për të drejtat themelore të qytetarëve”, - tha kreu i LSI-së Meta, i cili ftoi edhe deputetin e Përmetit dhe të gjithë deputetët e tjerë të ndahen nga puçi i Berishës, duke u bërë pjesë e firmëtarëve të kërkesës për referendum, në mbrojtje të Kushtetutës.

28 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›