Opozita me 23 parti, regjistrohet “Aleanca për të Ardhmen”
Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve deklaroi gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së se ka vendosur të tërhiqet nga ky koalicion opozitar
Partia Socialiste do të kryesojë koalicionin “Aleanca për të Ardhmen”, duke qenë në krye të listës me 23 parti politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi dje kërkesën e paraqitur nga kreu i socialistëve, Edi Rama. Sakaq, Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve deklaroi gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së se ka vendosur të tërhiqet nga ky koalicion opozitar. Administrata e institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve tha se në datën 23.02.2011, në zyrën e Protokollit të KQZ-së është paraqitur një kërkesë e përbashkët e disa partive që kërkojnë regjistrimin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”. Në këtë grupim do të marrin pjesë: Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Ligj dhe Drejtësi, Partia G99, Partia Socialiste e Vërtetë, Partia e Gjelbër, Partia Rruga e Lirisë, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, Partia Socialiste e Moderuar, Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, Partia Bashkimi Republikan Shqiptar, Partia Reformatore Demokratike e Shqipërisë, Partia Ardhmëria Shqiptare, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar. Në të njëjtën listë përfshihen edhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, Partia e punës së Shqipërisë e Riorganizuar, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet, Partia Toleranca e re e Shqipërisë, Partia Demokratike e Bashkimit Musliman të Shqipërisë dhe Partia e Pajtimit Kombëtar. Bashkëlidhur kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” është depozituar edhe marrëveshja për krijimin e koalicionit, në të cilën është shprehur vullneti i partive të sipërpërmendura për të qenë pjesëmarrëse të këtij koalicioni. Në kërkesë është pasqyruar emri i koalicionit “Aleranca për të Ardhmen”, shkronjat nistore, mënyra e paraqitjes së kërkesave të koalicionit për regjistrimin e kandidatëve sipas përcaktimeve të bëra në Kod dhe emri e mbiemri i personit i cili do të ketë të drejtën të caktojë vëzhgues në KZAZ, KQV dhe VNV. Në marrëveshje është përcaktuar se Edi Rama do të jetë personi i autorizuar të kryejë ccdo veprim ligjor lidhur me: a) regjistrimin e koalicionit si subjekt zgjedhor, pa pasur nevojë për nënshkrimin e kërkesës nga secili anëtar i këtij koalicioni; b) paraqitjen e kërkesës së koalicionit për regjistrimin e kandidatëve për Kryetar Bashkie dhe Komune dhe c) delegimin e të drejtës për të caktuar vëzhgues bazuar, në dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe rregullat përkatëse të miratuara nga KQZ. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve deklaroi në KQZ se kishte pakënaqësi në raport me sjelljen e PS-së gjatë negociimit të marrëveshjes së koalicionit dhe kishte vendosur të mos zyrtarizonte këtë aleancë. D.M.
Koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”
1. Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Partia Demokristiane e Shqipërisë
3. Partia Socialdemokrate
4. Partia Demokracia Sociale
5. Partia Ligj dhe Drejtësi
6. Partia G99
7. Partia Socialiste e Vërtetë
8. Partia e Gjelbër
9. Partia Rruga e Lirisë
10. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
11. Partia Socialiste e Moderuar
12. Partia për Mbroj.Drejt.Punëtor
13. Partia Bashkimi Republikan Shqiptar
14. Partia Reformatore Demokratike e Shqip..
15. Partia Ardhmëria Shqiptare
16. Partia Bashkimi Popullor i Pensio..Shqip..
17. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigr..
18. Partia e punës së Shqipërisë e Riorganizuar
19. Partia e Unitetit Kombëtar
20. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet
21. Partia Toleranca e re e Shqipërisë
22. Partia Demokratike e Bashkimit Musli.. Shqip…
23. Partia e Pajtimit Kombëtar