Opozita me gjasme e Edi Ramës
Dritan Kaba
Duke lexuar shkrimin e Mustafa Nanos “Po sikur 28 qershori të konfirmojë Zogby-n e prillit” m’u fanepsën para syve sekuencat e një filmi dokumentar, që ishte i njohur për mua para 4 vjetësh. Gjatë këtyre katër viteve qeverisja e Berishës ishte skandaloze dhe korruptive me të gjitha dimensionet që duhen për ta merituar një emër të tillë. Panorama që na jep Mustafai në shkrim, është edhe më e zymtë po të fitojë këto zgjedhje Berisha. Në analizën me sikur të tij, M. Nano ka harruar të thotë pse kjo opozitë mund të humbasë zgjedhjet. Përveç kësaj, ai me dashje apo jo, opozitë quan vetëm politikën zyrtare të PSSH, që për Nanon, ish-kryetarin e PS-së, tani ajo nuk përfaqëson më të majtën, por thjesht politikën individuale të Ramës, që nuk ka asnjë lidhje me të majtën. Ku mund të gjenden shkaqet e humbjes së kësaj politike përballë një qeverie, e cila duhej të kishte rënë që 15 marsin e kaluar, ku korrupsioni i kaloi të gjitha përmasat. Kasta në pushtet, për interesa të përfitimit kriminal, solli humbjen e jetës së 26 qytetarëve dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve. Ngjarja e Gërdecit është e ngulitur në mendjen e çdo shqiptari, post-Gërdeci është ai që mund të sjellë humbjen e së majtës. Le të bëjmë një analizë të kësaj periudhe që t’i vijë në ndihmë dhe mikut tim Mustafa Nano.
Opozitarizmi i Edi Ramës dhe nënë Ferideja
Post-Gërdeci solli një erë të re në marrëdhëniet mes opozitës. Sapo kishin filluar bisedimet për Kodin e ri Elektoral. Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, ndërsa Rama në Spitalin Ushtarak me një fytyrë të përvuajtur, sikur të kishte ndodhur një katastrofë natyrore, i rrahu shpatullat me një shprehje që thoshte do e kalojmë edhe këtë, rëndësi ka kodi si e dua unë, jo kjo që ndodhi. Më ke në krah për çdo rast. Një muaj më pas u ndryshua Kushtetuta me një shpejtësi që as një vendim partie nuk mund të merret. Kryeministri tani ishte mbi Parlamentin. Rama mori atë që kërkonte. Ndryshimin e mënyrës së zhvillimit të zgjedhjeve.
Filloi viti i mjaltit për çiftin Berisha – Rama. Nën emrin e reformave që ka nevojë vendi, Berishën nuk e thumbonte asnjë gjemb. Opozita socialiste kishte rënë në një gjumë letargjik. Çdo kundërshtim i opozitës tjetër, LSI, deklarohej si një qëndrim kundër reformave dhe ecjes së vendit drejt integrimit. U harruan viktimat e Gërdecit. Rama, që i kishte ikur zëri, nisi pelegrinazhin absurd nëpër Shqipëri. Filloi monologun e tij. I vetmi aksion “politik” i kryetarit socialist gjatë këtij viti, ishte nxjerrja për 5 ditë me leje nga burgu e nënë Feridesë.
Ndërkohë kalonte Kodi Elektoral pa miratimin e pjesës tjetër të opozitës së majtë. Në këtë aksion mediatik, Rama dukej i shqetësuar për fatin e një të moshuare, që iu kthye në një bumerang pas një interviste të saj të sinqertë. Ajo do deklaronte: Më tha të rrija se nuk kishin çfarë të më bënin, por unë u ktheva se do zbatoja ligjin. Kjo deklaratë e thënë nga e moshuara, që nuk u përgënjeshtrua asnjëherë, është e njëjtë me atë që Rama tha para disa ditësh. Unë kryeministër dhe kryetar bashkie. Duket që për Ramën, pas ndryshimit të Kushtetutës i duket çdo gjë e realizueshme. Ai mund të bëhet edhe kryetar i Gjykatës së Lartë. Mjafton të bëjë votat dhe të ndryshojë Kushtetutën. Ky është rasti më optimist.
Por, kryetari i PS-së po tregon një frikë të madhe në këtë përballje elektorale, duke mos e vendosur emrin e tij në listën e kandidatëve për deputetë. Ky moskandidim, i dashur Muçi, mund të shtynte më tepër se sondazhi i Zogby-t, në analizën për një humbje të opozitës. Mendoj se ky sondazh duhet të ketë detyruar dhe Ramën që të mos e vendosë emrin e tij në listën për deputetë. Veltroni, i përtej detit, megjithëse e kishte të garantuar humbjen, sepse shkonte në zgjedhje pas rënies së qeverisë së koalicionit të tij, dha dorëheqjen nga kryetari i bashkisë së Romës dhe vazhdoi fushatën për të mosdekurajuar zgjedhësit e tij. Por Rama, i dashur, siç tha dhe Bushati do ta ketë një dorë në bakllava dhe tjetrën në revani. Kjo është arsyeja që e majta mund të humbasë zgjedhjet. Mungesa e një opozite të fortë, që edhe ti e ke shkruar, pa vizion dhe e përçarë me dëshirën e Ramës, mund të na lërë përsëri Gërdëc-Qeverinë edhe për katër vite të tjera në pushtet. Dhe atëherë s’kemi kujt t’i qahemi. Fazlliçi mund të bëhet dhe guvernator se do të ketë blerë të gjithë Shqipërinë. Mjafton që Rama të bashkojë votat përsëri me Berishën dhe të ndërrojë Kushtetutën. Ky vit, për opozitën socialiste, do të ngelet si viti i nënë Feridesë.
Përtej të majtës dhe të djathtës
Opozita e majtë po shkon në këto zgjedhje e ndarë. Ajo filloi menjëherë pas Gërdecit. Me dy qëndrime të ndryshme për të, me dy mitingje të ndryshme për të përkujtuar ngjarjen simbol të korrupsionit në Shqipëri. Duhet theksuar se ishte Rama që e ndau përsëri opozitën kur deklaroi se LSI nuk ishte e mirëpritur për t’u bashkuar në këtë miting proteste. Këtu filloi dhe ndarja e madhe, që kishte nisur me Kushtetutën dhe Kodin Elektoral. Pas manifestimit, që të kujton marshimin në kohën e komunizmit për të ndjerin Adem Reka, u gjendëm me një opozitë akoma më të ndarë. Politika përtej të majtës dhe të djathtës u kthye në një qëndrim, vetëm me ata që janë me mua.
Në këtë prag zgjedhjesh, Rama po kërkon të zëvendësojë LSI dhe Ilir Metën me Erion Velinë dhe velinat e tij. Ai shkon dhe më tej, Fatos Nanon do që ta zëvendësojë me Arbër Maznikun, sepse ky i fundit ka mjekër dhe syze. Ndryshe nga Obama, që kërkon t’i huazojë idetë, Rama e përçau të majtën me dëshirën dhe qëndrimet e tij. Obama kërkoi të bashkonte njëherë demokratët dhe pasi arriti një gjë të tillë kërkoi nga amerikanët votën përtej të majtës dhe të djathtës. Si mund t’i besojnë shqiptarët atij që nuk do bashkimin mes vedit. Kjo është ajo që mund të sjellë pesimizmin për një humbje të së majtës, i dashur Muçi.
Mohimi i çdo vlere të majtë që është krijuar këto 18 vjet nuk mund të sjellë fitoren e saj. Të mos harrojmë se Rama gjeti një Parti Socialiste të inkuadruar në Internacionalen Socialiste. Gjatë 8 viteve të qeverisjes së PS-së ka pasur arritje me të cilat do të krenoheshin të gjithë. Të mos harrojmë se mandatin e parë qeverisës më shumë se gjysma e tij kaloi duke normalizuar vendin pas katastrofës së piramidave. U ndërtuan me qindra kilometra rrugë, gati të gjitha akset kryesore të vendit. U hapën me mijëra vende pune që sot po rrezikohen të mbyllen. U ndërtuan nga e para mbi 2000 shkolla. U dhanë falas ilaçet për pensionistët dhe u rritën pensionet. U nënshkrua Karta e Adriatik 3 që hapi rrugën e Shqipërisë për futjen e saj në NATO. U hapën negociatat për Stabilizim-Asociimin në BE. U ndërtua një shtet modern me një administratë publike të re. U pastrua qendra e Tiranës nga kioskat pa leje, vepër e ish-kryeministrit Meta dhe u pastrua Lana prej gërmadhave nga ish-kryeministri Nano. Por këto për Ramën janë politikë e vjetër. Megjithëse janë të vetmet vepra për të cilat ai mburret.
Këtë vit Rama ka bërë një opozitë me gjasme, në emër të gjoja të një politike të re për ndryshim. Sa herë ka artikuluar ai qëndrimin e një lideri të opozitës për korrupsionin galopant të kësaj qeverie? Shumë pak për të mos thënë aspak. I vetmi zë opozitar në PS ka qenë Erion Braçe, i cili ka denoncuar skandalet e kësaj qeverie. Pa qëndrimin e tij personal, PS-ja nuk do të kishte asnjë ndryshim nga Partia Republikane e Mediut. I quajturi destruktiv prej Ramës, Erion Braçe, ka hedhur dritë mbi skandalet e qeveri-familjes Berisha. Qëndrimi i fundit që të lë një shije të keqe është mbi tenderin e licencës së katërt celulare. Pasi u gjet nën një presion mediatik, Rama mezi artikuloi sikur kishte ujë në gojë një qëndrim sa amorf aq pa moral, që do të shohim si është bërë privatizimi, sikur nuk e kishte dëgjuar në Parlament se çfarë kishte thënë nënkryetari i grupit parlamentar socialist. Asnjë fjalë për privatizimin e OSSH-së, megjithëse Dritan Prifti dhe Andis Harasani vunë alarmin për një megakorrupsion. Vetëm heshtje. Asnjë grimcë nuk kemi dëgjuar nga Rama për privatizimin e ARMO-s. Një vepër thellësisht korruptive ku ndërrohen referencat e tregut pas privatizimit. Kjo opozitë me gjasme u pa dhe në ngritjen e gjoja komisionit hetimor për Ramën nga ana e PD-së, që u mbyll pa filluar se nuk kishte as kohë dhe as dëshirë. Në lejet e ndërtimit që janë dhënë mund të vesh re emra të miqve të përbashkët të dyshes Rama – Berisha. Kjo duhet të shqetësojë, miku im. Opozita me gjasme e Edi Ramës.