Opozita në Jemen nuk i beson Salehut

Zëdhënësi i opozitës, Mohamed al-Sabri, tha se deklarata e presidentit ka për qëllim të tërheqë vëmendjen para takimit të së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që mblidhet për të diskutuar përpjekjet e dështuara për ta bindur Salehun të nënshkruajë një marrëveshje për kalimin e pushtetit.
Al-Sabri tha se kanë kaluar tashmë katër muaj që kur Presidenti Saleh tha se kishte pranuar planin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, për kalimin e pushtetit dhe nëse deklarata e tij është serioze, ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë.
Saleh ka lënë tri herë përshtypjen se ishte pranë largimit nga pushteti që nga muaji prill.
Çdo herë ai është tërhequr para se të nënshkruhet marrëveshja e transferimit të pushtetit.
Edhe fituesja e Çmimit Nobel të Paqes këtë vit, Tavakul Karman, shprehu skepticizëm, duke thënë se veprimtarët e lëvizjes anti-qeveritare nuk besojnë se presidenti do të jap dorëheqje.