E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, shtyhet një javë afati i dëmeve

 SHKODER - Kushtet atmosferike kanë vështirësuar menaxhimin e problemit të ndarjes së tokës, duke bërë që procesi i evidentimit të dëmeve të shtyhet edhe me një javë nga parashikimi. Kryetari i Këshillit të Qarkut, Gjovalin Kolombi, u shpreh dje se procesi është vetëm paksa i vonuar, por, kjo jo për fajin e tyre. “Procesi i vlerësimit të dëmeve mendojmë që do të përfundojë brenda kësaj jave. Jemi pak me vonesë por kjo nuk ka ardhur për fajin tonë”, u shpreh Kolombi. Sipas tij shkak i këtyre vonesave kanë qenë kushtet atmosferike, shiu i madh që ka rënë këto ditë duke bllokuar kështu punën në terren të grupeve të vlerësimit, si dhe problemet me tokat bujqësore në zonat e komunave të ndryshme. Aktualisht në pjesën më të madhe të komunave, grupi ndodhet në fazën e sistemimit të të dhënave dhe përpunimin e formularëve. Ndërkohë që deri në fund të kësaj jave ato të shkojnë drejt Ministrisë së Brendshme, nga ku më pas do të dalë dhe vlera e plotë e dëmshpërblimit. Deri tani janë verifikuar 1283 objekte banimi, 1692 subjekte dhe 1605 subjekte blegtorale.                                r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›