Opozita si formacion parapolitik
Fillimi i aksionit për prishjen dhe bllokimin e pasurive të njerëzve të afërt të Edi Ramës, të pagëzuar mafiozë nga Kryeministri, ishte një hap konkret i paralajmëruar, megjithëse pak i besueshëm. Angazhimi i policisë në debatin politik nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e opinionit publik dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Aksioni u komentua më shumë si konkretizim i presionit ndaj opozitës që nuk vazhdon bojkotin si lëvizje e izoluar. Në fakt, ashpërsimi i sjelljes së Kryeministrit ndaj opozitës, më shumë se presion ekonomik, duket si pjesë e një strategjie të re politike, që po del në pah me kalimin e ditëve.
Në situatën kur opozita gjendet e vetmuar në vendimin për bojkotin pa afat dhe lëshoi ultimatumin ndaj mazhorancës, Kryeministri hoqi dorë nga thirrjet për kthim në Parlament. Duket se Berisha ka zgjedhur ta vërë opozitën përballë dy zgjedhjeve të detyrueshme.
E para është ajo që i ofroi përpara 26 nëntorit, futjen pa kushte në Parlament. E dyta është kjo që filloi me fjalën në Parlament dhe po vazhdon me të gjitha mjetet, politike dhe policeske, shndërrimi i opozitës në një formacion parapolitik.
Përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe SHBA e kanë deklaruar tashmë se nuk do të ndërhyjnë për të zgjidhur "ngërçin". Ata kanë bërë thirrje që palët të ulen pa ndërmjetësim, duke e bërë të qartë që vendi nuk është në një situatë anormale, siç pretendon opozita dhe se zgjidhjet janë çështje të vogla të brendshme që mund të zgjidhen në një afat të pacaktuar. Përfaqësuesit ndërkombëtarë i kanë dhënë legjitimitet të qartë mazhorancës aktuale dhe vazhdojnë ta nxisin opozitën të futet në Parlament, më shumë se mazhorancën për t‘u ulur në bisedime. Ky qëndrim duket se përputhet me atë që mendon shumica e opinionit publik. Pikërisht nga ky qëndrim, Berisha ka marrë në dorë zgjidhjen e situatës, që sigurisht do ta provojë sipas stilit të tij. Duke radikalizuar qëndrimet ndaj opozitës, mazhoranca për simetri ka tentuar të radikalizojë edhe qëndrimet e opozitës. Në fund të shkurtit është premtuar që do të rishikohen mandatet e deputetëve socialistë dhe të zgjedhurit aktualë mund të zëvendësohen me pasuesit në listën e deputetëve. Ky duket si kërcënim për opozitën që, siç deklaroi Blendi Klosi, mund të futej në Parlament sa për të bërë betimin dhe për të marrë mandatet, për të vazhduar më pas bojkotin. Situata e re, e krijuar pas fjalimit të famshëm të 26 nëntorit (që u bë i tillë se ishte i pari), e largon opozitën nga futja e përkohshme në Kuvend dhe rrit kështu kërcënimin për përfundimin e afateve ligjore që i mban mandatet të vlefshme, si rrjedhim vulos daljen përfundimtare të opozitës nga Parlamenti.
Jashtë Parlamentit dhe më, nën aksionin "antimafia", opozita mund të shndërrohet në një formacion parapolitik, që nuk i mbetet asnjë mjet demokratik për të luftuar, përveç protestave në rrugë. Kjo është oferta e dytë e Kryeministrit për opozitën, që duket më e keqe se e para, pra hyrja pa kushte në Parlament, ashtu siç kërkon dhe Komuniteti Ndërkombëtar.
Nëse kjo është një strategji, do të duket në ditët në vijim. E vetmja gjë e sigurt sot është që situata po radikalizohet, palët nuk kanë asnjë gjyqtar në mes dhe "ngërçi" mund të shndërrohet në krizë, nëse i shkohet deri në fund kësaj që ka nisur.