Socialistët i kthehen krizës ekonomike
Në kuadër të përgatitjeve të tubimeve të mëdha që pritet të zhvillohen në muajin janar e më tej, Partia Socialiste do të mbledhë ditën e mërkurë një nga strukturat më të larta vendimmarrëse, Asamblesë Kombëtare, e cila këtë herë do të ketë në fokus të saj zhvillimet ekonomike në vend. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se duke evidentuar dhe selektuar fenomenet negative që frenojnë ekonominë, barra e të cilave shkon me qytetarët e thjeshtë, këto çështje do të bëhen objekt i protestave qytetare që do të nisin në fillim të muajit janar.
Burimet thanë se në mbledhjen e asamblesë pritet të dëgjohen edhe grupet e interesit, sindikatat etj., me të cilat së fundmi PS ka bashkëpunuar. Pritet që strategjia të përfshijë edhe dhënien e alternativave që zgjidhin situatën. Për këtë, socialistëve u duhet të rikthehen te programi, për të cilin pati një punë dyvjeçare nga komisionet pranë kësaj partie dhe turi i kryetarit Rama, "Dialog me Shqipërinë". Socialistët vlerësojnë se punësimi është sfida më e madhe. Janë tri drejtime kryesore ku mendon se mund të të nxitet punësimi. Në programin e saj, PS ka nënvizuar se do të mbështesë industritë prodhuese vendase që sjellin vlerë të shtuar, industritë që punojnë për eksport apo që zëvendësojnë importet e sotme. Dy drejtime të tjera që u parashikuan janë shërbimet me turizmin në linjë të parë, si dhe aktivitetet ekonomike në fshat.
Sa i takon situatës ekonomike, sipas analizave të PS-së, Shqipëria nuk mund të kishte asnjë rritje ekonomike dhe vendi do të ketë recension. Ndaj socialistët në program, përmes masave të tyre, pretendojnë që në 2010-ën rritja të shkonte 2-4%. Sfida të mëdha mbeten zgjidhja definitive e çështjes së pronësisë, krijimi i një force pune të aftë për nevojat e reja të tregut të punës për teknologji të reja që sjellin vlerë të shtuar, si dhe një sistem informacioni ekonomik më i bollshëm, më agresiv e më i larmishëm. Sot, gjashtë muaj pas zgjedhjeve, socialistët thonë se
pensionet vazhdojnë të jenë të ulëta në Shqipëri. Edhe rritjet e 4 viteve të fundit nuk kanë rritur vlerën e tyre reale, sepse pensionistët sot blejnë më pak mallra e shërbime se në vitin 2005. Për këtë, PS ka kërkuar që të shpallet minimumi jetik dhe të barazohen pensionet e fshatit me të qytetit. Një shqetësim tjetër i shprehur nga PS është ndihma ekonomike. Në lidhje me këto familje, PS ka kërkuar që të ngrihet Fondi i Integrimit Social, që do të zëvendësojë lëmoshën e sotme të ndihmës ekonomike me mundësi për formim profesional, për punë në komunitet etj.