E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita sot protestë në Fier e Vlorë

Partia Socialiste vijon sot protestat në qytetin e Fierit dhe Vlorës. Me moton "Hap kutitë ose largohu", nga këto dy qytete opozita do t'i kërkojë sërish kryeministrit të vendit, Sali Berisha të vendosë të bëjë transparencën e zgjedhjeve, ose të largohet. Opozita ka zhvilluar që nga fillimi i kësaj jave protesta në Durrës, Berat e Elbasan.
Deputeti socialist Fatmir Toçi dje bëri me dije se protesta në Vlorë do të zhvillohet në orën 15:00 ndërsa në Fier në 17:00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›