“Opozita të ketë plan B për krizën”
Kreu i G99, Erjon Veliaj tha dje se opozita duhet të ketë një plan B për zgjidhjen e krizës nëse dështojnë negociatat. “Opozita duhet të ketë një plan B, nëse s’ka negociata, atë të protestave për të kërkuar largimin e Berishës. Nëse herën e parë ishte një demonstrim force për të treguar zemëratën, herën tjetër, protesta do të jetë për vendosmërinë tonë për të larguar Berishën”, theksoi aleati i Partisë Socialiste. Sipas tij pavarësisht se opozita është në pritje për t’u ulur në tryezën e Presidentit, Berisha po tregon se nuk ka vullnet për të dalë nga kriza. “I vetmi person që i tërheq këmbët zvarrë është Berisha dhe jam i bindur se, nëse do të kishte një takim në presidencë do të ishin të gjithë të pranishëm, por mbetet një pikëpyetje e madhe nëse Berisha pa i kushtëzuar negociatat do të ishte aty, si gjithë të tjerët”, theksoi më tej Veliaj.