E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita tentoi manipulimin e deklaratës së Brukselit për Shqipërinë

Deputetja demokrate Mesila Doda

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e cila mori pjesë në takimin dy ditor të Komitetit të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, në Bruksel, u shpreh se Brukseli nuk doli në një deklaratë të përbashkët, për shkak të insistimit të deputetëve të PS-së, pjesë e delegacionit shqiptar, për të përfshirë në të amendamente sipas interesave të Edi Ramës.
“Mbledhja ishte një shkëmbim pikëpamjesh mes PD dhe PS dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, për çështje të rëndësishme. Pati disa amendamente të rëndësishme në marrëdhëniet Shqipëri-BE, vlerësime porsa i takon përpjekjeve të qeverisë shqiptare, për liberalizimin e vizave. Deklarata e fundit e përbashkët, nuk u bë, pasi në 10 muaj PS nuk arriti për asnjë moment të pranojë qoftë edhe një mundësi të vetme kompromisi. Deklarata, sigurisht që përfshin elementë të progresit të Shqipërisë dhe vijimin e tyre për më tej, por PS tentoi përfshirjen në këtë deklaratë të interesave të saj antikushtetuese, të bëra publike edhe më herët nga Edi Rama. Pati një pozicion të qartë nga ana e europarlamentarëve, për zhvillime të mëdha në vend, por në përfundim institucionet e Bashkimit Evropian, nuk bënë një deklaratë përmbledhëse porsa u takon zhvillimeve në Shqipëri”, u shpreh deputetja, Mesila Doda.
Porsa i takon grevës së urisë, deputetja demokrate tha se Edi Rama ka marrë peng jo vetëm gratë dhe burrat socialistë, por ka marrë peng edhe qytetin e tij, Tiranën, duke zaptuar bulevardin e kryeqytetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›