E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet faza e re e guerriljes së PS - bllokimi i rrugëve kombëtare

Greva e urisë - Bumçi: Rama, me futjen në burg të shokëve të vet, kërkon të vijë në pushtet. Mazhoranca: PS, dhunë të paprecedentë ndaj gazetarëve të TVSH-së, mediat nuk duhet të heshtin


Protesta e socialistëve për hapjen e kutive zhvendoset nga Tirana në disa zona të vendit, nga jugu në veri, por grevat e urisë po zëvendësohen me një strategji të re, atë të bllokimit të akseve kryesore nacionale. Pas tentativës për bllokimin e rrugës në Shkodër nga të rinjtë socialistë lokalë, socialistët uzurpuan sot me forcë akset kombëtare që lidhin Korçën me Tiranën si dhe Tepelenën me kryeqytetin, duke bllokuar për disa minuta lëvizjen e qytetarëve me automjete drejt Tiranës dhe anasjelltas. Militantet e PS në Korçë zunë një krah të rrugës kombëtare në afersi të fshatit Podgorie, duke krijuar anomali në qarkullim, si rëndim të menjëhershëm të trafikut drejtë Doganës së Kapshticës. Thuajse në të njëjtën kohë, socialistët e Tepelenës bllokuan hyrjen e qytetit duke qendruar në mes të rrugës dhe mos lejuar asnjë makinë të lëvizë. Protestat e Shkodrës, Korçës dhe Tepelenës, dhe ajo e Fierit, për të cilën socialistët kanë lajmëruar bllokimin e rrugës në orën 18, duket se janë pjesë e strategjisë së re të mosbindjes civile për të cilën Rama dhe drejtues të tjerë të opozitës kanë folur vazhdimisht kohët e fundit. Shembulli i parë dhe më domethënës u dha në Tiranë, duke bllokuar bulevardin "Dëshmorët e Kombit" që prej 30 prillit, një praktikë që ka krijuar kaos në trafik në kryeqytet.


Mazhoranca: PS, dhunë të paprecedentë ndaj gazetarëve të TVSH-së, mediat nuk duhet të heshtin


Partia Demokratike dënoi atë që e cilësoi si dhune të Partisë Socialiste ndaj gazetarëve të televizionit publik shqiptar, një media që kreu i socialisteve e akuzoi se po keqinformon publikun per protesten e opozites dhe se nuk ishte e mirepritur te mbulonte zhvillimet e greves se urise. Partia Socialiste thote zyrtarisht se nuk e konsideron me televizionin publik shqiptar si një media të lire, por në sherbim të qeverisë dhe njësoj si partitë e tjera kundërshtare politike të opozitës. “Hakmarrja primitive e Edi Ramës ndaj RTSH-se per fajin e vetem se ky i fundit ka sjelle valen e protestes se qytetareve te Tiranes për vuajtjen e bllokimit të trafikut cdo ditë dëshmon qartë se Rama është rrezik i madh për shtypin e lirë dhe të drejtën e informimit”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Pak me heret kunder zotit Rama protestuan edhe disa shoqata grash perpara bashkise se Tiranes. Ato i kerkuan kreut te socialisteve te nxjerre grate dhe vajzat nga greva e urise, duke e konsideruar kete nje akt johuman. Ne proteste merrte pjese edhe aktorja Edi Luarasi, e cila tha se zoti Rama nuk duhet te pengoje me veprimet e tij heqjen e vizave per shqiptaret, qe mezi po presin te vizitojne te afermit e tyre jashte vendit.


Greva e urisë - Bumçi: Rama, me futjen në burg të shokëve të vet, kërkon të vijë në pushtet


Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi e cilësoi grevën e urisë së deputetëve të Partisë Socialiste si një qëllim i kryetarit të saj për të penguar heqjen e vizave. “Edi Rama, në hakmarrje kërkon pushtet me dhunë. Objektivi i tij i parë është bllokimi i heqjes së vizave. Në betim të baballarëve të tyre që mbajtën Shqipërinë e izoluar, Edi Rama me burgun që ka ngritur në mes të rrugës, synon marrjen e pushtetit, me përplasje, me dhunë”, u shpreh Bumçi. Duke akuzuar Ramën dhe drejtuesit e tjerë të PS-së për lidhje me komunizmin, Bumçi u shpreh se Rama ka futur në burgun e grevës së urisë dhe shokët e vet. “Bllokmenët e rinj, Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruçi, Ilir Xhelil Gjoni, Ditmir Sulejman Bushati, Dash Myslim Peza, kërkojnë shpagim për baballarët e tyre. Për këtë, zoti Rama ka ngritur edhe një burg në mes të bulevardit ku mban shokët e vet”, u shpreh Bumçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›