Optimizmi i Agueros: Do të paraqitemi mirë në botëror
Argjentina
“Në Kupën e Botës 2010 do të bëjmë një paraqitje të mirë”. Pak muaj përpara startit të aktivitetit në Afrikën e Jugut, Serxho Aguero, ylli i Atletiko Madrid dhe Argjentinës ka rrëfyer ëndrrat e tij për aktivitetin më prestigjioz në botë. Për të përditshmen spanjolle, “AS”, ai deklaroi: “Ekziston një diferencë shumë e madhe ndërmjet klubit dhe Kombëtares. Në klub stërvitesh çdo ditë, i njeh përmendësh lëvizjet e shokëve të skuadrës dhe e ke gjithmonë të qartë se çfarë veprimesh duhet të bësh”, shpjegoi “El Kun”. “Ndërsa në Kombëtare, ende nuk jemi një skuadër që luan me symbyllur. Gjithsesi, kemi një kontingjent me shumë yje dhe për fat të mirë do të qëndrojmë 40 ditë të grumbulluar përpara Botërorit 2010. Do të punojmë shumë me trajnerin, për të ndërtuar një skuadër pretendente”. Më tej, Aguero ka folur për marrëdhëniet me Maradonën, të cilin përveç trajner e ka edhe vjehërr: “Në grumbullime ai është vetëm trajneri im, jo babai i të fejuarës sime. Dua që askush të mos mendojë se trajtohem në mënyrë preferenciale në ekip”.
#