E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Jam i Kievos deri në fund të sezonit

E ardhmja

Bogdani dhe Kievo do të vazhdojnë bashkë deri në fund të qershorit edhe pse për të interesohet Katania e Serisë A. “Pas takimit që zhvilluam në Olimpiko ndaj Lacios, po e konfirmoj edhe një herë që do të qëndroj te Kievo deri në fund të sezonit. Jam i kënaqur që arritëm një rezultat pozitiv ndaj Lacios dhe morëm një pikë, ndonëse unë nuk shënova. Rëndësi ka që skuadra mori pikë dhe jam i entuziazmuar për golin e Pelisier. Për momentin mendoj vetëm për këtë skuadër dhe do të jap maksimumin që ne të zëmë një vend sa më të mirë në klasifikim. Për këtë na duhet një impenjim maksimal, pasi tri takimet e radhës i kemi me skuadra të cilat ne ‘luftojmë’ për t’i kaluar në klasifikim. Siena dhe Bolonja që janë më poshtë si dhe Xhenoa që është shumë pranë”, u shpreh Bogdani, që qartësoi se do të qëndrojë te Kievo deri në qershor.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›