Rajmond Domenek, heshtja që i kushtoi Francës Kupën e Botës
Gjermani 2006
Franca mund të ishte shpallur kampione e botës në vitin 2006. Kjo do të realizohej nëse Zinedin Zidan do të ishte larguar nga loja përpara përfundimit: trajneri Rajmond Domenek kishte planifikuar t’i rezervonte Zizu-së një “standing ovation”, për t’i dhuruar një prej emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit, një mbyllje perfekte të karrierës. Por, përpara finales me Italinë, trajneri i “gjelave” nuk e kishte vënë në dijeni lojtarin për “planin” e tij. Zidan duhej të qëndronte në fushë deri në minutën e 85-të, por fantazisti u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të goditjes me kokë ndaj Materacit, pas ngacmimeve të mbrojtësit italian. Ndërkohë, Kupa e Botës u fitua me penallti nga “axurrët” e Marçelo Lipit. “Zidan gaboi dhe ai e ka të qartë. Por edhe unë nuk veprova drejt, duhej t’i kisha thënë se çfarë kisha planifikuar të bëja dhe se do ta zëvendësoja 5 minuta përpara përfundimit”, tha Domenek. “Me siguri do të kishim shënuar dhe do ta kisha zëvendësuar mes duartrokitjeve të 80 mijë tifozëve dhe një miliard telespektatorëve që kanë ndjekur ndeshjen”.
#