E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montezemolo dhe Alonso: Tani rikthehemi të fitojmë

Prezantohet Ferrari F10, objektivi është një i vetëm: Titulli
Përgjegjësia është e madhe, por te Ferrari askush nuk e fsheh. Duke nisur që nga presidenti Luka di Montezemolo që, gjatë prezantimit të makinës së re F10, ka qartësuar objektivat e sezonit për të gjithë. “Teknikëve, u shpreh ai, u ka thënë të shpjegojnë atë që duan nga makina e re, jo shumë, mjafton që të jetë një makinë fituese. Dua të rikthehemi te jemi fitues, të rikthehemi te pozicioni ku e meriton Ferrari”. Në fakt, 2009-a ka zhgënjyer. “Nëse shikoj prapa, ka qenë një nga vitet më të këqija  së bashku me 2005, kur fituam garën e Indianapolist, tha Montezemolo. Synojmë të kemi një rol të rëndësishëm në tri zona. Kredibilitet të rregulloreve dhe të drejtësisë, sepse është punuar më shumë për kurthe personale. Duam gjykatës të pavarur. Pastaj duhet të impenjohemi mbi teknologjinë, sepse dua ta çojmë përpara F.1-shin. Në fund duhet t’u kthejmë qartësinë dhe stabilitetin rregulloreve, ndryshe publiku nuk kupton asgjë. Pa furnizime me benzine do të jetë akoma edhe më e rëndësishme koha e ndërrimit të gomave”. Pastaj ka dashur t’i japë mirëseardhjen e tij Alonsos. “Ka fituar dy Botërorë, na ka mundur në 2005 dhe në 2006, është një djalosh i zoti dhe është këtu në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e tij”. Vetë spanjolli shprehet: “Jam i emocionuar që jam këtu. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën, e di që ka bërë një punë shumë të madhe. Tani kemi përgjegjësinë për ta çuar këtë makinë në pistë dhe për ta bërë të japë 100%. Duam të shikojmë Ferrarin të fitojë sërish”. Makina F10, e prezantuar dje, është Ferrari i 56-të në Formula 1. Emrin e merr nga tradita e lidhur me vitin e debutimit në gara. Projekti, me sigël të brendshme 661, është interpretimi i rregullores, pas sqarimeve të dhëna nga FIA në lidhje me difuzorët. Në krahasim me F60, F10 ka lindur me objektivin e maksimizimit të rendimentit të aerodinamikës së kopjo difuzorëve. Motori është modifikuar disi, është prekur edhe forma e kambios dhe e pjesëve anësore. Një tjetër e re është heqja e furnizimeve dhe domosdoshmëria e një sebratori të mjaftueshëm karburanti për të përfunduar garën në çdo cirkuit. Gjatësia e makinës është rritur për të akomoduar sebratorin e ri, por edhe për të instaluar radiatorë më të gjatë dhe të ngushtë. Mes shumë të rejash është edhe rritja e peshës minimale me 620 kg. Mbi makinën F10 ka folur edhe Alonso: “Sigurisht është më e gjatë, por kështu janë pothuajse të gjitha makinat e skuadrave të tjera. Nuk besoj se do të ketë ‘shpikje kamikaze, mjafton që makina jonë të jetë më e shpejta me 1/10 në krahasim me të tjerat. Do të jetë fondamental adaptimi i stilit të drejtimit me karakteristikat e reja të makinës: duhet të kuptojmë se si ndryshojnë paraqitjet kur është sebratori bosh të shtunën dhe kur është plot të dielën”. Një tjetër kampion (i 2008-s) kthehet pas një incidenti të rëndë në Budapest, Felipe Masa. “është e bukur të jesh këtu për një tjetër prezantim të Ferrarit, pas një viti të vështirë për shkak të aksidentit tim, thotë braziliani. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu, nuk kam pasur kurrë kaq dëshirë për të garuar”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›