Cani? Shpejt do ta shihni në Serinë A
Padova
Edga Cani, që nga e mërkura nuk është më një futbollist i Padovas, tek e cila ishte huazuar që nga fillimi i sezonit deri në fund të dhjetorit. Tashmë, skuadra që zotëron kartonin e sulmuesit të ri shqiptar, Palermo, e ka xhiruar atë në formë huazimi te skuadrat e tjera të Serisë B, Piaçenca. Dhe prandaj do të përballet si kundërshtar me ish-skuadrën (Padovan) të shtunën më 6 shkurt. Operacioni është përfunduar në Milano, ku ishin të impenjuar drejtori i përgjithshëm i Padovas, Xhanluka Sotovia, dhe drejtori sportiv, Ivone De Françeski. Por ata nuk i kanë kursyer elozhet për Canin. “Kemi bërë zgjidhjen e marrëveshjes së huazimit me klubin sicilian, pohoi drejtori i Padovas, Sotovia. Cani është një lojtar që për fat të keq nuk mundi të shprehej te ne, por pas pak vitesh do të dëgjomë të flitet për të në Serinë A”.
#