E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reportazh zgjedhor / Të gjitha parregullsitë dhe mungesat e ditës së votimit në kryeqytet

Partitë politike në vend, por edhe ndërkombëtarët kishin propaganduar zgjedhje të qeta, të ndershme dhe të lira, por dita e zgjedhjeve parlamentare 2009 ka nisur dhe përfunduar me incidente, probleme dhe pakënaqësi të shumta si në përfaqësuesit partiakë, komisionerët apo edhe vetë qytetarët. Në bazë të vëzhgimit të kryer thuajse në të gjitha qendrat e votimit në kryeqytet nga gazetarët e gazetës Sot janë vënë re një sërë parregullsish dhe problemesh që kanë shoqëruar ditën e djeshme procesin e votimit. Këto parregullsi ishin të evidentueshme që në momentin që vije këmbët në çdo qendër votimi. Zërat e njerëzve të cilët paraqisnin problemet që kishin, ishin krejt të qarta dhe të thëna me zë të lartë. Ankesat e këtyre qytetarëve ishin të ndryshme në bazë të parregullsive që ato përballeshin me to në secilën qendër. Ishin komisionerët ata të cilët përpiqeshin të mos i deklaronin këtë parregullsi duke na dhënë një panoramë të qetë sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ndërkohë që jashtë çdo ambienti që ishin komisionerët ishin shumë të evidentueshëm problemet dhe parregullsitë. Ndërkohë që ndryshe nga komisionerët e qendrave të votimit ishin vëzhguesit e çdo partie të shpërndarët në çdo qendër të cilët të afroheshin duke denoncuar një sërë parregullsish që kishin vënë re. Në bazë të këtij vëzhgimi të përgjithshëm të kryer gjatë gjithë ditës nga gazetarët e gazetës Sot po ju servirim një panoramë të këtyre problemeve që shoqëruan të gjithë procesin e votimit në kryeqytet deri në momentin e mbylljes të këtyre qendrave.
 Mungesa e bojës dhe e vulave në qendrat e votimit
Që në orët e para të hapjes së qendrave të votimit parregullsia e parë u shënua me mungesën e materialeve. Mungesa e bojës u evidentua në shumicën e qendrave të votimit në Tiranë. Gjithashtu një tjetër mungesë e materialeve u shënua me mungesën vulave ishte ajo që zinte vendin e parë të problemeve. Gjithashtu pati edhe mungesa të tjera të materialeve siç mund të themi me ato të fletëve të votimit apo ardhja me vonesë e kutive të votimit në disa prej qendrave. Për shkak të këtyre parregullsive disa nga qendrat e votimit janë detyruar që të shtynin për disa minuta procesin e votimit. Ndaj qytetarët e parë që u vunë në radhë në secilën qendër u bllokuan në hyrje duke i lënë atje të prisnin vetëm për faj të ardhjes me vonesë të materialeve. Gjithashtu me bojën e vulave pati edhe disa probleme në veçanti siç ishte ajo e bojërave të skaduara, të cilat bënin të mundur mosdallimin e qartë të vulave në fletët e votimeve. Këto parregullsi të këtij tipi u vunë re edhe gjatë gjithë ditës në qendra të ndryshme të kryeqytetit. KQZ bëri të mundur menjëherë mbulimin e të gjitha qendrave të votimit me bojën e vulave. Sipas KQZ ky mbulim dhe ky korrigjim është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe theksohet fakti se kjo bojë është blerë nëpër kancelaritë ndërsa për në zonat e largëta kanë dhënë ndihmesën e tyre drejtorët e ndryshëm të shkollave.

Stilolapsat me mikro-kamera
Një tjetër parregullsi që përhapi panik që në nisjen e procesit të votimit ishte paraqitja e komisionerëve me stilolapsa të modifikuar me mikro-kamera. Këto stilolapsa kishin të monitoruar kamerat e vogla që komisionerët kishin menduar të regjistronin procesin e votimit. Menjëherë kjo parregullsi u vu re dhe u denoncua si fakt dhe marrja e masave ishte e menjëhershme duke larguar komisionerët që i dispononin këto stilolapsa. Ky fakt për orët të tëra krijoi një lloj shpërqendrimi tek qytetarët të cilët nuk arrinin ta kuptonin si fakt. Ndaj ishin të shumtë ato qytetarë të cilët nguruan fillimisht të hidhnin votën e tyre pasi mendonin se vota e tyre nuk do të ishte e fshehtë dhe personale. Madje pati edhe nga ata qytetarë që u larguan të frikësuar nga ky fakt për të mos u kthyer më në këto qendra votimi për të dhënë votën e tyre. Këto komisionerë të cilët u kapën më këto stilolapsa me mikro-kamera u detyruan të largoheshin nga komisionet duke krijuar edhe vonesa dhe çorientime të tjera në qendrën ku ato ishin të caktuar me detyrën e komisionarit. Ky fakt u denoncua publikisht dhe u tërhoqën vëmendjen të gjithë personave që kishin kryer një akt të tillë jo të hijshëm pasi ishte edhe i paligjshëm gjë e cila ishte deklaruar kohë më parë nga organet përkatëse.

Votuesit nuk gjenin emrat në lista
Parregullsia që u vu re në masë thuajse në të gjitha qendrat e votimit në kryeqytet ishte mosgjetja e emrave të votuesve në lista. Pas kontrollimit të listave nga fillimi deri në fund ato nuk arrinin ti gjenin emrat e tyre. Më pas ato ishin të detyruar që ti drejtoheshin kompjuterëve duke kontrolluar edhe aty. Proces i cili zgjaste për disa minuta duke krijuar edhe shumë shpërqendrime dhe rrëmujë në secilën prej qendrave të votimit. Disa prej këtyre qytetarëve e kishin emrin në një tjetër qendër që ndodhej më tutje. Por një pjesë e madhe prej tyre nuk arrinin ti gjenin askund emrat e tyre duke u përjashtuar edhe nga proceset e votimeve. Gjë e cila krijoi pakënaqësi të mëdha nga qytetarët që mbetën edhe të zhgënjyer pasi ju mohua me të padrejtë e drejta e votës që i përket me ligj të gjithë personave që kanë mbushur moshën 18-vjeç.

Grisja e listave të emrave
Në disa nga qendrat e votimit listat emërore të votuesve ishin grisur nga vendet që ishin vendosur më parë. Njerëz të acaruar pasi nuk arrinin të gjenin emrin e tyre në listë largoheshin të nevrikosur dhe të acaruar duke grisur edhe listat që ishin vendosur nëpër qendra. Një gjest i tillë nuk ishte aspak i hijshëm por ajo që ishte më e rëndësishme ishte fakti që shkaktuan probleme të shumta. Pasi këto lista griseshin krijonin probleme për ato qytetarë të cilët nuk dinin më se ku ta gjenin emrin e tyre. Ndaj puna para kompjuterëve ku kontrolloheshin emrat e qytetarëve vinte duke u ngarkuar tejmase madje në disa qendra bëhej edhe e papërballueshme deri diku. Kjo lloj situate e pakëndshme solli probleme të shumta në disa prej qendrave të votimit në Tiranë. Një nga problemet ishte acarimi i qytetarëve dhe komisionerëve si dhe radhë të gjata të qytetarëve në këto qendra votimi.

Vendosja e listave, jo e rregullt
Një tjetër problem është evidentuar me vendosjen e listave emërore të cilat janë vendosur në vende të palexueshme. Në disa qendra ata ishin vendosur në lartësi të paarritshme nga votuesit si dhe e kundërta duke i detyruar qytetarët që të shtriheshin barkas në dysheme për të gjetur emrat e tyre në listë. Shumë nga qytetarët që nuk arrinin të shihnin emrin e tyre në lista për shkak të lartësive ishin të detyruar që të ngjiteshin në bordura apo ti kërkonin ndihmë personave të tjerë që mund të bënin diçka për ti gjetur ato emra. Gjithsesi në disa prej qendrave ky problem ishte shumë i madh duke mos i lejuar fare qytetarët që të shihnin emrin e tyre. Gjithashtu edhe vendosja e listave thuajse ngjitur me dyshemenë ishte një problem i madh. Shumë prej këtyre qytetarëve krijonin grumbuj të mëdhenj para listave duke votuar akoma më shumë procesin e votimit. Ishte një situatë e pakëndshme duke parë të moshuarit që zvarriteshin për të gjetur emrin e tyre në lista.

Numri i pakët i qendrave të votimit krijon kaos tek qytetarët
Numri i pakët i qendrave të votimit në kryeqytet solli një amulli të vërtetë në disa nga zonat. Vendosja e një numri të madh të qytetarëve për të vendosur në një qendër të vetme ka krijuar parregullsi të shumta si dhe vonesa të mëdha. Në këtë qendra radhët e gjata ishin të pashmangshme. Në disa prej këtyre qendrave shiheshin se ishin regjistruar më shumë se 3 mijë qytetarë numër i cili nuk përballohej aspak nga komisionerët. Kjo gjë solli edhe radhët e gjata në këto qendra votimi duke i detyruar qytetarët që të vinin më shumë se tre herë në një qendër për të gjetur hapësirë që të votonin. Gjithsesi në këto qendra procesi i votimit ka qenë i ngarkuar tejmase deri në momentin e mbylljes. Madje ka pasur edhe nga ato qytetarë të cilët janë larguar të zhgënjyer dhe të nevrikosur nga qendrat e votimit duke sharë dhe fyer dhe duke deklaruar hapur se nuk do të votonin fare pasi ishte hera e tretë që vinin për të votuar dhe e shihnin të pamundur për shkak të radhë të

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›