Rama: Eksit Poll, nuk kanë gjetur as vendin dhe as kohën për të nxjerrë rezultate

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp menjëherë pas përfundimit të proceseve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimeve, pas rezultateve të nxjerra na eksit poll-et, të cilat nxirrnin fituese Partinë Demokratike. . Ndërkohë edhe të dhënat sot, flasin qartë se ky avantazh i konsoliduar gjendet në kutitë e votimit. Arsyeja pse unë jam këtu, është që procesi vazhdon dhe askush nuk mund të krijoj një situatë të pafavorshme për procesin,
duke hedhur fishekzjarrë dhe festa të cilat na u premtuan se nuk do të ndodhnin përpara se të dilte rezultati nga kutia e votimit dhe duke mbajtur lidhur një opinion të tërë publik, që sot ka të drejtën të jetë i lirë në leximin e vendimit që ka marrë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi, për të thënë jo vetëm ata që përmenda në deklaratën e mëparshme, por edhe media ka patur një rol të jashtëzakonshëm dhe lutem që media të luaj rolin e saj, duke ndjekur procesin, u shpreh Rama. Ai bëri dhe një herë thirrje duke ju kërkuar votuesve shqiptarë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos dëgjojnë informacione të gabuara të cilat nuk mund të jenë kurrsesi të sakta. Rama i cilësoi exit poll-et si një mënyrë sondazhesh e gabuar të cilat po bëhen në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, sepse sipas tij elektorati i majtë është i heshtur. Deri në ditën e fundit opozita duhet të inkurajonte qytetarët të mos i japin rrugë shantazheve e të votonin lirisht nuk ka asnjë mundësi që intervista në qendrën e votimit. Populli opozitar nuk është i pirur të thotë atë që ka bërë në kutinë e fshehtë për shkak të situatës që ka shoqëruar këtë proces, i përcjell njerëzve mesazhin e qetësisë dhe të forcës që na jep ky moment historik, duhet që procesi të përfundojë, nuk ka më asnjë arsye që ne me duart tona të prishim atë që populli ka ndërtuar në kutitë e votimit, ne njerëzit që zotërojmë privilegjin e të menduarit, u shpreh Rama. Më tej, kreu i selisë rozë theksoi se kemi përpunuar rezultatet paraprake, pakti që është bërë midis palëve për mos i zënë radhën popullit sovran për ti dhënë mundësi policisë së shtetit. Ai i bëri thirrje kryeministrit Berisha, njëkohësisht dhe kryetarit të Partisë Demokratike, që ti qëndroj asaj që tha, e cila sipas Ramës ishte ruajtja e qetësisë dhe fillimi i festë së fitores vetëm mbas përfundimit të votimeve dhe nxjerrjeve së rezultateve nga KQZ. Procesi të vazhdojë dhe askush nuk duhet të krijojë një situatë të pafavorshme për procesin duke ngritur fishekzjarrë dhe festat dhe duke mbajtur lidhur një opinion publik që sot ka të drejtën të jetë i lirë në leximin e vendimit që ka marrë, deklaroi Rama.