E Diel, 1 Nëntor 2026

Thellimi i deficitit tregtar, në rrezik ekonomia shqiptare

Autori i Lajmit: red.
Konfindustria e ka konsideruar thellimin e deficitit tregtar me 27 për qind, krahasuar me vitin 2006, shumë të rrezikshëm për ekonominë shqiptare. Drejtori administrative i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku në një deklaratë për shtyp bën me dije se për vitin 2007 defitici tregtar është thelluar krahasimisht vitit 2006, duke arritur nivelin më lartë në vite prej më shumë se 3 miliardë euro importe. Gjithçka më sipër është edhe më e prekshme, ndërkohë që dihet se si pasojë e rritjes së çmimeve ndërkombëtare për disa nga prodhimet kryesore tona si nafta dhe mineralet edhe eksportet shqiptare janë rritur ndjeshëm prej pothuaj 25% krahësimisht me vitin 2006. Konfindustria shpreh njëkohësisht shqetësimin e saj lidhur me thellimin e njëkohshëm edhe të deficitit korrent, që kapi shifrën e lartë prej 10.7% kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kundrejt 7%, që ishte në vitin 2006 dhe në vlerë absolute për vitin 2007 deficiti korrent arriti shifrën prej mqë shumë se 830 milionë euro. Sipas Buxhukut, qëndrueshmëria ekonomike e vendit, pavarësisht përmirësimeve, që vihen re në sektorë të caktuar dhe strategjike, është ende e brishtë dhe mjaft e varur nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare. Goditjet e ardhura nga jashtë përçohen drejtpërdrejt në ekonominë shqiptare dhe në nivelin e përgjitheshëm të mirëqenies së qyetarëve të shprehura me tejkalimin e përsëritur të normës kufi të inflacionit të vendosur nga Banka e Shqipërisë. Konfindustria këshillon me urgjencë shtimin e prodhimit vendas si dhe investimet në fushën e energjisë, duke pasur parasysh edhe burimet natyrore që nuk mungojnë.

Ky lajm është publikuar: 31/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›