"Ora e Debatit",diskutohet ligji dosjeve

Maxhoranca ka zbardhur se si do të shkarkojë gjyqtarët dhe prokurorët të cilët kanë marrë pjesë në gjyqe politike. Në emisionin "Ora e Debatit", deputeti i PD-së Aldo Bumcci ka deklaruar se do të shfrytëzohet ai nen i kushtetutës që parashikon shkarkimin për akte që diskretitojnë figurën e gjyqtarit, duke cilësuar një akt të tillë pjesëmarrjen në gjyqet politike. Por gjyqtarët dhe prokurorët nuk jane e vetmja ccështje ku opozita dhe maxhoranca ndahen. Për Skënder Gjinushin dosjet duhet të hapen pasi ka ende njerëz me dosje në parlament, por me një ligj që nuk shkel kushtetutën. Përballë njëri tjetrit në emisionin "Ora e Debatit", Skënder Gjinushin, Kryetar i Partisë Social Demokrate, Aldo Bumçin, deputet i Partisë Demokratike, Fatos Klosin, ish kreu i SHISH-it si dhe Elsa Ballaurin, Kryetare e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe në linjë të drejtëpërdrejtë juristin Nasip Naço edhe pse kanë qeneë dakord për hapjen e dosjeve nuk kanë arritur të gjejne një konsensus për menyrën se si duhet të realizohet ky proces.Sipas demokratit Aldo Bumçit ,ligji i dosjeve ka si synim të pastrojë radhët e gjyqësorit nga ata njerëz që kanë qenë vegël e regjimit komunist, por kryetari i PSD-së Gjinushi ka reaguar ashpër duke shtuar se ky ligj është penalizim për një kategori të caktuar që sipas kushtetutës s'ka njeri që ta bëjë dhe se maxhoranca ka pasur kohë 18 vjet kohë dhe nuk e ka bërë sepse ka shumë ish-a që i ka ekspertë ligjorë. Ish kreu i SHISH-it Klosi u shpreh se "Ligji i dosjeve ka dy probleme kryesore i pari është sepse ripërsëritet i njëjti ligj që ka qënë ekzistent disa vite më parë dhe problemi i dytë është sepse dënohen profesionet që nuk mund të bëhët nga ana parimore". Sipas kryetares së Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut Elsa Ballauri, "Shqipëria është tepër e vonuar në miratimin e ligjit , ndaj duhet të kalojë sa më parë". Ballauri shtoi se "Eksperienca e Evropës Lindore duhet ti japë Shqipërisë një ilustrim se lustracioni duhet të shtrihet aktualisht tek njerëzit e sotëm që bëjnë dhe prodhojnë politikat e vendit". Po kështu juristi Nasip Naço u shpreh se"Ligji ka arritjet e veta dhe se komisioni Bezhani ka kryer një punë shumë të mirë ku janë kontrolluar mëse 5000 subjekte.Ka njëfarë përmisimi por duhet të marrë në konsideratë edhe mendimet e specialistëve që mos të preken interesat e mbarë shoqërisë". Përmes debateve të ashpra midis të ftuarëve në studio "Ora e Debatit" ka përcjellë te teleshikuesit emocione të forta.