Trupat shqiptare kthehen sot nga misioni në Irak

Trupat ushtarake shqiptare që përfunduan misionin e tyre në Irak, kthehen sot në atdhe. Misioni shqiptar uli flamurin në Basra ditën e enjte në një ceremoni ku i pranishëm ishte dhe ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa si dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë. Kontigjenti i fundit prej 218 trupash pritet të mbërrijë sot në aeroportin "Nënë Tereza" ku është planifikuar edhe një ceremoni. Përfundimi i këtij misioni nga autoritetet shqiptare deklarohet i suksesshëm. ëvendësministri i mbrojtjes Petrit Karabina tha se "nuk bëhet fjale për tërheqje, por përfundim të sukseshëm të një misioni mjaft të vështirë". Sipas Karabinës vendimi është marrë bashkarisht mes ushtrive që veprojnë në Irak dhe veçanërisht mes Shqipërisë dhe SHBA.