Kolaudimi i automjeteve, fituesi shpallet pas 30 ditësh
19/12/2008 Firma franceze ofron 398,8 milionë lekë
Hapen ofertat për dhënien me koncesion të shërbimit të kolaudimit. Zviceranët SGS dhe francezët “Sas Sakar” ishin të vetmet që morën pjesë, ndërsa kompania e parë ofroi 561 milionë lekë dhe tarifë mesatare 1 998 lekë për kolaudim, ndërsa e dyta 398,8 milionë lekë me tarifë mesatare kolaudimi prej 1 500 lekë. Me hapjen e ofertave nga komisioni u bë i ditur se ofertën më të madhe e ofroi kompania zvicerane, por ajo është e vlefshme për një kontratë koncesionare prej 10 vjetësh. Në planin e saj të biznesit kompania zvicerane parashikon ndërtimin i një qendre të re kolaudimi, tre qendra të lëvizshme në Tiranë si dhe investime të ndryshme në qendrat ekzistuese të rretheve. Ndërsa kompania e dytë ajo franceze parashikon sipas ofertës një kontratë koncesionare 20-vjeçare dhe për këtë periudhë kompania e huaj pjesëmarrëse në tender parashikon që të investojë rreth 398,8 milionë lekë. Nëse do të shpallet fituese kompania “Sas Sakar” do të ndërtojë katër qendra të reja kolaudimi, si dhe do të ketë dy të tjera të lëvizëse si dhe investime dhe rikonstruksion në qendrat e rretheve. Tarifa e pagesës për qytetarët që kryejnë aktualisht kolaudimin e makinës është 1 200 lekë. Një nga kriteret e vlerësimit sipas drejtuesve të Ministrisë së Punëve Publike do të jetë edhe niveli i tarifave. Kompania e tretë në garë “TUV SUD-Gjermani”nuk është paraqitur gjatë hapjes së ofertave e parashikuar gjatë ditës së djeshme. Sipas procedurës pritet që brenda 30 ditëve Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Punëve Publike të shpallë edhe fituesin zyrtar. “Dhënia me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove” ishte një proces për të cilën në fazën parakualifikuese u paraqitën 3 subjekte. Sipas burimeve të Ministrisë së Punëve Publike, financimi i shërbimit do të bëhet nga tarifat për shërbimin e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve rrugore dhe rimorkiove. Dhënia me koncesion e këtij shërbimi synon përmirësimin e cilësisë, rritjen e sigurisë së qarkullimit në rrugë, zvogëlimin e ndotjes në mjedis. Në kriteret e kontratës që do të nënshkruhet me koncensionarin parashikohet një kohëzgjatje prej 20 vjetësh, që do të thotë se shanset më të mëdha në këtë drejtim i ka kompania franceze, pasi ka ofruar edhe tarifën më të ulët për tarifën mesatare të kolaudimit.