Reagon kreu i Kamzës: Akuzat e Çekut të pavërteta
19/12/2008 Një ditë pas kërkesës së KLSH-së për kallëzim penal
Akuzat e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të pavërteta. Me këtë argument kreu i Kamzës, Xhelal Mziu, ka hedhur poshtë argumentet e dhëna nga grupi i kontrollit që i faturonin kryetarit të Bashkisë së Kamzës një dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit, si dhe shkelje të procedurave në dhënien e lejeve të ndërtimit. Zoti Mziu e ka hedhur poshtë raportin e grupit të kontrollit duke e cilësuar si dizinformues.
Argumentet
Sa i përket subvencionimin të një shoqërie transporti, për të cilin dëmi arrinte në rreth 58 milionë lekë, sipas zotit Mziu gjatë kësaj periudhe, ky subjekt nuk ka marrë asnjë qindarkë subvencion. “Nëse vërtetohet e kundërta unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen e parevokueshme”, - ka pohuar Mziu. Sa i përket shpërblimit nga të ardhurat kjo është një e drejtë e pushtetit vendor me ligj. Motivet e dhënies së shpërblimit ishte realizimi i të ardhurave prej 121% ose në vlerë 17 milionë lekë më shumë se plani në 2007-n. Nga ana tjetër, bashkia e Kamzës ka qenë transparente dhe ka respektuar konkurrencën e lirë për periudhën prill - dhjetor 2007. “Faktet tregojnë se nga prokurimi i objekteve me fond limit 239.617.431 lekë janë fituar me vlerë 206.408.665 lekë dhe janë kursyer buxhetit të shtetit dhe bashkisë 33.208.766 leke ose 14% e vlerës”, - tha Mziu. Ndërsa sa i përket Urbanistikës, në pesë rastet që janë dhënë leje ndërtimi, dy ndodhen brenda vijës së verdhë të qytetit. “Kamza është zonë informale dhe janë të miratuara studimet me vendim Nr.1/1 datë 26/10/2007 nga KRRTRSH –ja si zonë urbane. Studimet gjeologjiko – inxhinierike janë në dosjet e çdo leje ndërtimi dhe për dy objektet dykatëshe që përmenden nga KLSH, janë brenda vijës së verdhë”, - theksoi Mziu.
Kontrolli
Madje kreu i kësaj bashkie ka hedhur poshtë kontrollin duke pretenduar se nuk u respektua asnjë nga standardet e ushtrimit të kontrollit. Grupi i punës së KLSH-së sipas Mziut, nuk bashkëpunoi me specialistët përkatës, nuk bëri ballafaqim të fakteve pas periudhës së kontrollit. “Po ashtu nuk janë marrë në konsideratë as observacionet me dokumentet që kontestonin projekt-raportin që do të thotë se segmente të caktuara të KLSH-së janë nostalgjikë politikë dhe gjobëvënës si Ramadan Zejnuni e Fatos Gjyrezi”, - thekson Mziu. Po kështu, ky grup pune nuk mori në konsideratë, sipas kreut të Bashkisë Kamëz asnjë nga observacionet e specialistëve për procesverbalet për periudhën prill-dhjetor 2007.