E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gorea merr çmimin për qeverisjen 2008

19/12/2008  Nga Co-Plan

Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, është nderuar me çmimin “Lidership për Qeverisje 2008”, organizuar nga Co-Plan. Ky çmim ofrohet për personalitetin më të spikatur në katër fusha veprimtarie sektori privat/biznesi, shoqëria civile, qeverisja si dhe media & shtypi. Motivacioni i akordimit të këtij çmimi është “Posta shqiptare është një nga institucionet publike që ka ndërmarrë me sukses reforma të thella për përmirësimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve ndaj komunitetit si dhe për ndryshimin e imazhit të këtij institucioni në raport me qytetarin e thjeshtë. Posta ka marrë përsipër të japë edhe shërbime të dobishme ekstra për qytetarët dhe bizneset, të cilat normalisht duhet të jepeshin nga institucione të tjera. Ajo është bërë tashmë “shtëpia e qytetarëve” ku veç shërbimeve tradicionale paguhen taksat apo merren dokumentet e pronësisë. Duke kontribuar drejtpërdrejtë në zbatimin e modeleve të qeverisjes së mirë dhe luftës kundër korrupsionit e informalitetit. Rritja pozitive e Postës Shqiptare tashmë është njohur edhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat kanë duartrokitur dhe vlerësuar përpjekjet për të arritur shërbime të nivelit evropian dhe në mënyrë të veçantë prezantimin në Shqipëri të sistemit të Kodit Postar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›