E Diel, 1 Nëntor 2026

Ora e lirise s'mund te ndalet kurre Nga Sali Berisha

"20 vjet me pare, studentet liberatore te universitetit te Tiranes do te ngujoheshin ne greven epike te urise, ne greven vendimtare te lirise, per heqjen e emrit te diktatorit Enver Hoxha, universitetit ne te cilin ata studionin. Njelloj si ne dhjetorin e vitit' 90, ne mbrojtje, ne mbeshtetje te tyre do te vershonte Tirana dhe mbare Shqiperia. Studente, studente, burra dhe gra qe ne vitin 1991 permbysen bllokun dhe shtatoren e diktatorit qe per gjysme shekulli mbolli terror, shkaterrim vdekje, kane 20 shkurtin diten e lirise se tyre sublime, diten e ngadhenjimit, guximit, trimerise se tyre, mbi terrorin, dhunen, tanket, skuadrat e pushkatimit, te diktatures me te eger, me cnjerezore qe Evropa ka njohur. 20 shkurti eshte nje date qe permbysi bustin e diktatorit eshte vendimi i jetes se tyre, me te cilen ata bene te lire veten e tyre, familjen, diten ne te cilen Partia Demokratike, opozita shqiptare me e re e asaj kohe do te organizonte dhe do te shenonte nje nga fitoret me te medha, ne tere historine e kombit dhe do te shnderrohej ne nje nga forcat me te fuqishme antikomuniste, ne Evrope. Nderim te madh studenteve te lirise, atyre qindra dhe mijera qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe permbysen me 20 shkurt bllokun bunker te regjimit diktatorial, shtatoren e Enver Hoxhes, Hitlerit te Shqiptareve.
***
Sot, ne Shqiperi dhe ne mbare kombin shqiptar jane miliona te rinj fatlume, te cilet nuk e kane perjetuar kete dite dhe kete date, nuk e kane njohur kalvarin skllaverues te regjimit te bllokmeneve primitive. Ata jane me te vertete fatlume, por me fatlume jemi ne eshte kombi yne me gjeneraten e tij te lirise. Une ju bej thirrje atyre, ne emer te virtyteve dhe vlerave njerezore, ne emer te sakrificave, dhimbjeve, te prinderve dhe kombit te tyre, ju bej thirrje shqiptareve te nderojne kete dite, si dita e kurajes njerezore, te mos harrohet kurre se lirite tona, dinjiteti yne, celen erresiren, shkallmuan bllokun bunker, te regjimit barbar qe kishte zhytur Shqiperine, ne izolimin me te thelle, mjerimin me ekstrem, shtypjen me cnjerezore, persekutimin, torturat, ekzekutimet, kampet e perqendrimit, gjenocidin, krimet kunder njerezimit, disa here me te medha se ato te te gjitha klikave komuniste te mara se bashku. Prandaj dhe kjo dite eshte dhe do te mbetet ne memorien tone si dita kombetare e kujteses se martireve dhe viktimave te sistemit komunist. Ne Shqiperine e Enver Hoxhes dhe bllokmeneve te tij, ne gijotinen e kasaphanes se luftes se klasave qe lideri i shqiptareve dhe bllokmenet ngriten per te mbajtur pushtetin e tyre, u moren qindra dhe mijera jete te pafajshme njerezore, u perpine shekuj dhe shekuj, mijevjecare dhe mijevjecare, vitesh lirie dhe rini te vjedhura te njerezve, vetem e vetem se ata guxonin ti luteshin Zotit, te rronin, te jetonin dhe leviznin te lire, ne Shqiperine e lire. Ata donin te kendonin kengen e lirise, ne vendin ku besimi tek zoti, lirite e dhe te drejtat e individit, thirrjet e natyrshme perendimore, te qytetarit shqiptar denoheshin deri me vdekje. Diktatori paranojak i shqiptareve, bllokmenet e tij me hiperkolektivizmin total skllaverues, urine, denimin, vuajtje te shkaktuara prej tyre, shuajten dhe moren qindra dhe mijera jete, qe nga foshnjat e sapolindura, e deri tek qytetaret te gjitha moshave.
***
Permbysja e bllokut dhe shtatores se Enver Hoxhes me 20 shkurt te viti 1991, do te shenonte "de fakto", permbysjen e tiranise hoxhiste ne Shqiperi. Por serish ajo ne grahmat e fundit te saj u versul ne ato dite shkurti me tanke, blinda e mitraloza, ne rruget e Tiranes dhe ne mbare Shqiperine dhe ekzekutoi pa gjyq ne rruget e kryeqytetit dhe qyteteve te tjera te vendit, me dhjetera e dhjetera te rinj. Mirepo as terrori, as dhuna e shkurtit te viti 1991, e klikes Alia- Ruci nuk do t'i vyshkte kurre lulet e 20 shkurtit. Ato lule te shpreses, do te lulezonin, fushave, kodrave e maleve te Shqiperise. Flladi dhe ererat e ngrohta te lirise do te shkrinin njehere e pergjithmone ngricen e frikes dhe terrorit ne mendjen dhe zemrat e shqiptareve per te mos u kthyer kurre me mbrapa.
Ne jemi djemte dhe vajzat, burrat dhe grate e lirise, te vendosur dhe te betuar qe te mos lejojme kurre qe e shkuara te kthehet per te penguar te ardhmen tone. Gabuan dhe deshtuan rende ata qe e provuan. I keshillojme qe te mos e provojne me. Liria eshte pasioni yne.
***
Keto 20 vite nuk kane qene te lehta per ne. Ato qe ju perjetuat, veshtiresite, dhimbjet e sakrificat, diktatura hoxhiste shkaterroi Shqiperine, me shume se ce kishte shkaterruar, cdo lufte, cdo epidemi, apo cdo fatkeqesi, ndonje vend tjeter te planetit.
Me 20 shkurt te vitit 1991, ne ishim kombi me i shtypur ne Evrope dhe nje nder dy apo tre kombet me te shtypura ne bote. Ne ishim kombi me i varfer ne Evrope, dhe nje nder tre apo kater kombet me te varfra ne planetin tone. Ne ishim kombi dhe vendi qe kishim perjetuar pushtime shekullore, copetime dramatike, racizma te egra, diktatura barbare. Ne vitin 90 ne ishim vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara me kushtetute, vendi qe pas renies se murit te Berlinit, zvarriste ne rruget e qyteteve tona dhjetera e dhjetera te rinj qe synon lirine.
***
Sot, Kete dite, ne kete shesh ne duhet te gezojme. Asnje komb tjeter, ne rrugen e lirise nuk ka ecur me shpejt se sa ne shqiptaret ne dy dekadat e fundit. Sot ne jemi vendi i lirive dhe te drejtave te garantuara me kushtetute, lirise se besimit dhe tolerances se shkelqyer fetare, lirise se mendimit dhe te shprehjes se tij. Sot jemi vendi i votes se lire, i zgjedhjeve te lira, vendi i shtetit ligjor, i demokracise qe funksionon. Sistemi i demokracise, sistemi i vlerave me te mira njerezore, eshte vepra, eshte kryevepra e jetes sone.
***
Bllokmenet, ashtu si 20 vjet me pare, kur cdo dite, cdo ore, cdo jave flisnin per popullin dhe ne emer te tij, sot pas njezet vitesh njelloj si eterit, pinjollet e tyre, cdo ore, cdo dite, cdo jave, qindra dhe mijera here flasin per popullin dhe ne emer te tij. Ata mjerane, nuk e kuptuan as dje dhe nuk kuptojne as sot se populli shqiptar nuk ka folur kurre me zerin e tyre, se qytetaret e lire, se populli I lire flet dhe do te flase me zerin e tij te lire.
20 vite pas permbysjes se diktatures, me 21 janar te vitit 2011, bijte e eterve qe u permbysen me 20 shkurt te vitit 1991, do te ishin te vetmit ne Evropen e pasluftes qe u sulen me gure, drure, zjarr e eksploziv per te permbysur qeverine legjitime te Shqiperise dhe deshtuan. Edhe njehere 21 janari ju mesoi ju, se vota e lire e qytetareve eshte me e forte se cdo gure, se cdo dru, se cdo arme. Bij te eterve hoxhiste, pushtet dhe dhune nuk do te merrni kurre ne kete toke. Liria eshte pasioni yne.
Qytetare dhe qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise,
***
Ne qe permbysem murin e Berlinit ne Tirane, qe shemben bllokun bunker te regjimit barbar dhe hapem dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret, jemi sot me krenare dhe me besim me te madhe se kurre tek liria, forca e saj e fuqishme. Ne ju themi bllokmeneve te rinj se liria nuk eshte vetem pasioni yne, por eshte forca e kushtetutes se ketij vendi te lire, forca e institucioneve te ketij vendi te lire. Ne jemi dhe do te mbetemi perjete djemte dhe vajzat, burrat dhe grate, e botes se lire. Me ne, shqiptaret do te votojne gjithmone te lire. 8 maji eshte prova jone e re ndaj lirise. 8 maji do te jete festa e votes se lire.
***
Duke anetaresuar Shqiperine ne NATO, ne shnderruam ne realitet endrren shekullore te shqiptareve per te jetuar te sigurt, ne kete vend, ne paqe, ne liri, te ardhmen e tyre. Ne kete rruge ne nuk u ndalem dhe nuk u dekurajuam as nga rezoluta anti-NATO e PPSH me emer te ri dhe as nga mitingjet anti-NATO te bllokmeneve te rinj. "Shqiperia ne NATO " ishte premtimi i madh i jetes sone. "Shqiperia ne NATO" eshte veper e besimit tone tek liria.
Bllokmenet e rinj njesoj si eterit e tyre qe etiketonin qindra e qindra, here ne dite, si imperialiste, qeverite e vendeve anetare te NATO-s, sot ata etiketojne qeverine tuaj, qeverine e vendit anetar te NATO-s si qeveri fashiste, qeveri qe duhet permbysur.
Ne u themi nga kjo tribune pinjolleve te bllokut se njehere e provuat me 21 janar, dhe mos guxoni me kurre ta provoni se kjo qeveri legjitime, rendi kushtetues i nje vendi anetar te NATO-s nuk mund te permbyset kurre me dhune. Institucionet kushtetuese te nje vendi te lire jane keshtjellat e lirise. Mjere ata qe guxojne ti prekin ato.
***
Shqiperia 20 vjet me pare ishte vendi i kloneve, i telave me gjemba dhe levizjes se ndaluar. Ne sot se bashku ia dolem te realizojme endrren tuaj me te bukur te shqiptareve, endrren e rilindesve tane, heqjen e vizave, levizjen e lire, te qytetareve ne mbare Evropen.
Sot, pas 20 vitesh, bijte e atyre qe firmosen varjen e disidenteve shqiptare, ne sheshet e qyteteve tona apo qe ekzekutuan ne kufij te rinj shqiptare, vitin e kaluar ndermoren fushaten e turpit, bene gjithcka per te futur vizat tuaja, ne kutite e tyre turpit, por deshtuan. Sot, ju levizni te lire, jeni me te lire se kurre ne jeten tuaj. Ne mbajtem premtimin tjeter te madhe te jetes sone.
***
20 vjet me pare, Shqiperia ishte vendi I trete me i varfer i planetit me rroge, mesatare, 5 deri ne 7 dollare ne muaj. Sot, shqiptaret kane nje rroge mesatare prej rreth 500 dollaresh. Sot, Shqiperia renditet ne vendin e 87 si vendi me i mire, per te jetuar per qytetaret e saj. Vendi, i cili 20 vjet me pare kishte pothuaj infrastrukturen primitive, po nderton sot, nje nga rrjetet rrugore me moderne ne Evrope. Vendi i cili pak vite me pare nuk njihte internetin dhe teknologjine e larte ka kapur sot mesataren evropiane ne moshen dixhitale. Vendi, i cili vetem pak vite me pare nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror, u percaktua kete vit si destinacioni kryesor turistik i planetit, si "E bukura e dheut".
***
Se bashku nga ky shesh, le te ftojme te gjithe shqiptaret kete dite te madhe tu shtrojne nje pyetje, pinjolleve te bllokut qe u permbysen 20 vjet me pare; ne emer te te cilave interesave qytetare, shoqerore apo kombetare futen burite e borite e bilbilat ne parlament, kur vendi firmoste marreveshjen e stabilizim asociimit?; organizuan mitingjet antikombetare per te penguar anetaresimin ne NATO, Shpifet, trilluat dhe bete cdo gje per te penguar ndertimin e korridorit te kombit, bete gjithcka per te bllokuar vizat e shqiptareve dhe se fundi ndermoret sulmin ndaj Keshillit te Ministrave per te marre pushtetin me dhune?
Une jam i bindur se cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet politike e ka te qarte se keto qendrime jane ne kundershtim me interesat e tij jetike, personale dhe familjare, me interesat e kombit dhe te Shqiperise. Ata jane interesave te kloneve puniste-mafioze qe sot njelloj si bllokmenet e 20 viteve me pate u thone jo interesave tuaja, u thone jo, interesave te femijeve tuaj, u thote jo thirrjeve te miqve ne mbare boten.
Duke perfunduar fjalen time, deshiroj tu bej thirrje nga ky shesh, te rinjve dhe te rejave, burrave dhe grave, te moshuarve te Shqiperise te bashkohemi sot me shume se kurre rreth mesazhit te 20 shkurtit, mesazhit te lirise, te bashkohemi per lirine dhe te drejtat tona, zgjerimin dhe konsolidimin e tyre. Te bashkohemi ne sot, me besimin tone te palekundur, tek e ardhmja jone evropiane, te ndertojme ne se bashku, cdo ore, cdo dite e cdo jave, godinen madheshtore te Shqiperise evropiane, si shtepia jone, si shtepia me e bukur e jetes sone, si shtepia me e bukur e femijeve tane.
Ne qe permbysem bllokun, shtatoret dhe bustet e gjalla, ne qe ndertuam ne Shqiperi, sistemin e demokracise, te bazuar ne ekonomine e lire te tregut, ne qe anetaresuam Shqiperine ne NATO, garantuam levizjen e lire ne mbare Evropen, ne kemi si force te vetme besimin tone tek zoti, besimin tone tek njeri-tjetri, besimin tone tek liria.
Marshi yne i lirise drejt Evropes eshte i pandalshem. Ora jone e lirise nuk mund te ndalet kurre. Ajo rreh nje me tik-takun e zemrave tona, zemrave te mbare shqiptareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›